Duart Ndihmëtare nëpër Botë
Njihu me Etën nga Samoa Amerikane
Njihu me fëmijë të Fillores që po i ndihmojnë të tjerët, ashtu siç bëri Jezusi.
Gjithçka rreth Etës
Mosha: 9 vjeçe
Nga: Samoa Amerikane
Gjuhët: Anglisht dhe po mëson samoaisht
Familja: Mami, babi, dy vëllezër dhe një motër
Synimet dhe ëndrrat: 1) Të shkojë në mision. 2) Të martohet në tempull. 3) Të marrë diplomë kolegji. 4) Të drejtojë punishten kur mami të dalë në pension.
Duart Ndihmëtare të Etës
Mami i Etës është pronare e një punishteje ëmbëlsirash në ishullin e tyre. Eta dhe motra e saj më e madhe, Talai, kanë shumë qejf t’i ndajnë gjërat që kanë me mësuesit dhe udhëheqësit e tyre si dhe me njerëz që mund të jenë në situatë të vështirë. Nganjëherë ato bëjnë shëtitje me makinë me nënën e tyre dhe u japin biskota e ëmbëlsira njerëzve që shohin në rrugë. Njerëzit lumturohen aq shumë kur marrin ëmbëlsira befas dhe kjo i bën Etën dhe Talain të lumtura t’i ndajnë me ta. Ato marrin më shumë gëzim kur u shpërndajnë të tjerëve ushqim nga punishtja sesa kur e hanë vetë! Ato të dyja po mësojnë të bëjnë ëmbëlsira si njërin nga synimet e tyre për programin Fëmijët dhe Rinia këtë vit, ndaj ato gjithmonë kanë ëmbëlsira për t’i ndarë me të tjerët.
Eta thotë: “Kam shumë qejf t’u shpërndaj [ushqime] të tjerëve sepse kjo i gëzon ata dhe më gëzon dhe mua. E di se kjo është ajo që Ati Qiellor dëshiron që ne të bëjmë.”
Gjërat e Parapëlqyera të Etës
Vendi: Pellgjet e krijuara nga batica në ishullin e saj, ku i pëlqen të notojë
Historia rreth Jezusit: Kur Ai u ringjall
Kënga e Fillores: “Dashuri Këtu Ka” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 102–103.)
Ushqimi: Patatet e skuqura
Ngjyra: Vjollcë
Lënda në shkollë: Matematika