Histori nga Shkrimet e Shenjta
Përpara se të Vinim në Tokë
Mund ta lexosh këtë histori tek Abraham 3:22–27.
Përpara se të lindnim, ne jetuam në qiell me Atin tonë Qiellor. Ai na mësoi rreth planit të Tij të lumturisë.
Ati Qiellor tha se ne do të vinim në tokë për të marrë trupa. Do të mësonim dhe do të bënim zgjedhje. Nganjëherë do të bënim gabime. Do të kishim nevojë për një Shpëtimtar.
Shpëtimtari do të na tregonte se si të jetonim. Dhe kur të bënim një zgjedhje të gabuar, do të ishim në gjendje të pendoheshim.
Jezusi tha: “Ja ku jam, dërgomë mua”. Ati Qiellor e zgjodhi Atë që të ishte Shpëtimtari ynë. Jezusi premtoi të vinte në tokë për të na shpëtuar.
Unë mund ta ndjek Jezusin. Një ditë mund të kthehem dhe të jetoj me Atin Qiellor.