2022
Jo aq i Vetmuar
Janar/Shkurt 2022


Jo aq i Vetmuar

Damiani dëshironte që e gjithë familja e tij të vinte në kishë së bashku.

boy holding bag to travel

Damiani hodhi vështrimin në çantën e shpinës për të parë që kishte gjithçka që i nevojitej. Rrobat e Kishës? Po. Këpucët? Po. Librin e Mormonit? Po. E mbylli çantën e shpinës, e vuri mbi supe dhe u drejtua për nga dera.

“Mamá!” – thirri Damiani. “Po shkoj te shtëpia e Abuelas (gjyshes) dhe Abuelos (gjyshit)!”

Mamaja po paloste peshqirët. “Sigurohu që t’i ndihmosh gjyshin dhe gjyshen.” E ndaloi palosjen për ta përqafuar fort Damianin. “E di që të pëlqen të shkosh në kishë me ta. Kalofsh mirë nesër!”

“Patjetër!” – tha Damiani. Por do të doja që ti të vije me mua, mendoi ai.

Damiani shkoi te stacioni i autobusit. Çdo të shtunë ai merrte autobusin dhe shkonte në anën tjetër të qytetit të vet në Ekuador për te shtëpia e Abuelas (gjyshes) dhe Abuelos (gjyshit). Qëndronte me ta natën. Më pas ai shkonte me ta në kishë të nesërmen.

Të dielën në mëngjes Damiani u vesh për të shkuar në kishë. Mbërtheu kopsat e këmishës. Veshi këpucët. Pastaj eci drejt kishës me Abuelën dhe Abuelon.

Damianit i pëlqente kisha. Atij i pëlqente të këndonte këngë dhe të merrte sakramentin. I pëlqente edhe që të takonte shokët e tij por dëshironte që pjesëtarët e tjerë të familjes së tij të ishin me të.

Atë pasdite, Damiani, Abuela dhe Abuelo shkuan te shtëpia e Vëllait dhe Motrës Ruiz. Ata do të mbanin një mbrëmje të shtëpisë së bashku. Abuela solli një pjatë me krem karamel si ëmbëlsirë.

Mësimi ishte për Jezusin. Damiani ngjyrosi një figurë të Jezusit ndërkohë që dëgjonte mësimin. “Jezusi e kupton gjithçka që ndiejmë”, – tha Vëllai Ruiz. “Madje edhe kur ndihemi të trishtuar.”

Damiani hodhi vështrimin te figura e Jezusit. E bëri të lumtur që Jezusi e dinte se si ndihej ai.

Pas lutjes së mbylljes, Abuela tha: “Solla krem karamel. Kush dëshiron pak?”

“Unë!” – tha Damiani. Ëmbëlsira e shijshme me krem ishte e parapëlqyera e Damianit! Abuela bënte krem karamelin më të mirë.

Pas mbrëmjes së shtëpisë, Abuela eci me Damianin drejt stacionit të autobusit që ai të mund të shkonte në shtëpi. Damiani hodhi vështrimin përtokë.

“Ka ndonjë gjë që nuk shkon?” – pyeti Abuela.

Damiani rrudhi vetullat. “Do të dëshiroja që pjesëtarët e tjerë të familjes të vinin në kishë me ne.”

“Edhe unë”, – tha Abuela. Ajo e përqafoi Damianin. “Por familja jote të do shumë. Po ashtu edhe Abuelo, unë dhe shumë të tjerë!”

Autobusi arriti në stacion. Damiani u lut pranë dritares dhe ia bëri me dorë Abuelës teksa autobusi po largohej.

Damiani mendoi për atë që kishte thënë Abuela. Mendoi për mamanë, vëllanë dhe motrën e tij. E dinte që e donin shumë. Më pas mendoi për mësuesen e tij në Fillore. Dhe për familjen Ruiz. Dhe për Abuelën (gjyshen) dhe Abuelon (gjyshin). Të gjithë e donin atë.

Mbi të gjitha, Damiani e dinte se Ati Qiellor dhe Jezusi e donin. Kjo e bëri të mos ndihej më aq i vetmuar.

Page from the January/February 2022 Friend Magazine.

Ilustrimet nga Julissa Mora