Të Ndihmojmë Ashtu si Jezusi
Jezusi Ndihmoi Njerëzit Nevojtarë
Kur ishte në tokë, Jezusi i shëroi njerëzit që ishin të sëmurë. Ai i ushqeu njerëzit që ishin të uritur. Ai u dha ngushëllim njerëzve që ndiheshin të vetmuar.
Jezusi gjithashtu u dha mësim dishepujve të Tij që t’i ndihmonin të tjerët. Ai tha se ata duhej t’u jepnin ushqime, ujë dhe veshje njerëzve që kishin nevojë për to. Ai u tha të vizitonin njerëzit që ishin të vetmuar. Jezusi tha se kur u shërbenin të tjerëve, ishte sikur po i shërbenin Atij.
Familja ime i jep shërbesë Motrës Roza. Motra Roza është 90 vjeçe, prandaj ajo nuk mund të dalë nga shtëpia. Unë e ndihmoj babin që të ngarkojë dhe t’i çojë dru zjarri Rozës.
Ignacio G., 9 vjeç, Sektori Kanelones, Uruguai