2022
Karolina Ofron Ndihmë
Janar/Shkurt 2022


Karolina Ofron Ndihmë

Si mund ta ndihmonte Karolina shokun e saj?

girl playing hopscotch with boy who is bald

Karolina u përpoq të dëgjonte mësuesen e saj. Por nuk mund t’i hiqte sytë nga shoku i saj, Ramoni. Ai nuk kishte flokë.

Kishte kohë që po i binin flokët. Tani ishte tullac.

Karolina dëgjoi një tingull nga prapa. Çezari dhe Luisi po qeshnin nën hundë. Shpresonte që ata nuk po talleshin me Ramonin.

Gjithë mëngjesin Ramoni i kërrusi supet. Nuk e ngriti dorën. Dukej i trishtuar. Karolina dëshironte që të mund ta ndihmonte atë të ndihej më mirë.

Më në fund ishte koha për të luajtur jashtë. Ramoni ishte i pari që doli nga klasa. Kur Karolina doli jashtë, nuk mund ta shihte atë asgjëkundi. Nuk po luante futboll. Nuk po ngjitej në shkallare. Dhe nuk po luante lojën me peta pranë mësueses.

Ja ku ishte! Ramoni po qëndronte në cep të oborrit. Dhe Çezari e Luisi ishin atje. Karolina eci drejt tyre.

“Shih sa të madhe e ka kokën!” – bërtiti Çezari.

Luisi qeshi. “Edhe unë do ta qethja kokën po të kisha flokë aq të shëmtuar.”

Duart e Ramonit ishin mbërthyer në grushte. Dukej se ishte gati për të qarë.

Karolina vrapoi drejt Ramonit. “A dëshiron të luash me mua?” – pyeti ajo. Ajo i zgjati dorën dhe ata u larguan së bashku. Vazhduan të ecnin derisa u afruan pranë mësueses. Askush nuk do t’i shqetësonte atje.

“A dëshiron të luash lojën me peta?” – pyeti Karolina.

Ramoni pohoi me kokë. Ai vizatoi me shkumës vijat e lojës në tokë.

“A je mirë?” – pyeti ajo.

“Jam në rregull tani.” Ramoni buzëqeshi. “Faleminderit që më ndihmove!”

Karolina buzëqeshi. Ajo ishte e gëzuar që kishte qenë mjaft e guximshme për ta ndihmuar shokun e saj!

Page from the January/February 2022 Friend Magazine.

Ilustrimet nga Hollie Hibbert