2022
Takohu me Emin nga Japonia
Janar/Shkurt 2022


Duart Ndihmëtare nëpër Botë

Takohu me Emin nga Japonia

Njihu me fëmijë të Fillores që po i ndihmojnë të tjerët, ashtu siç bëri Jezusi.

photo of girl in Japan

Gjithçka rreth Emit

Ami painting

Gjuha: Japonisht

Mosha: 10 vjeçe

Synimet dhe Ëndrrat: 1) Të bëhet piktore për filma vizatimorë. 2) Të ushtrojë bejsbollin. 3) Të lexojë një kapitull nga Libri i Mormonit çdo ditë.

Familja: Mami, babi, tre vëllezër dhe një motër

Duart Ndihmëtare të Emit

photo of Ami helping load food boxes

Emi jeton në Okinava të Japonisë. Për shkak të COVID-19, shumë njerëz atje e patën të vështirë të gjenin ushqime. Prandaj lagjja e Emit në Kishë planifikoi një veprimtari për të mbledhur ushqime. Ajo donte vërtet të ndihmonte!

Ata të gjithë u mblodhën te godina e Kishës. Ishin të kujdesshëm teksa punonin. Emi mbante maskë.

Emi bënte kutitë prej kartoni. Kur kutitë mbusheshin me ushqime, ajo i mbyllte që ata të mund t’i ngjitnin me shirita. Emi vazhdoi të mendonte se si Jezusi e ushqeu turmën me bukë dhe peshq. Ishte e gëzuar që ndihmoi për t’u dhënë ushqime njerëzve të uritur, ashtu siç bëri Ai.

Gjërat e Parapëlqyera të Emit

pictures of baseball park and other favorites

Vendi: Parku i bejsbollit

Historia rreth Jezusit: Kur Ai lindi

Kënga e Fillores: “Fëmi i Per’ndis’ Jam” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 2–3)

Ushqimi: Bifteku

Ngjyra: E gjelbër smeraldi

Lëndët në shkollë: Studimet shoqërore dhe edukimi fizik

Page from the January/February 2022 Friend Magazine.

Ilustrimet nga Hannah Li