2022
Të Ndihmojmë Ashtu si Jezusi
Janar/Shkurt 2022


Miku Mikut

Të Ndihmojmë Ashtu si Jezusi

girl pushing young boy in stroller

Kur isha në Fillore, vëllai im sa kishte filluar të ecte dhe motra ime ishte foshnjë e sapolindur. Nëna ime ishte shumë e zënë teksa kujdesej për ta gjatë ditës, prandaj kur kthehesha në shtëpi nga shkolla, unë e ndihmoja. E vija vëllanë në karrocë dhe ecja me të përreth shtëpisë herë pas here. Flisnim së bashku për botën e bukur dhe shikonim zogjtë, buburrecat dhe kafshët shtëpiake të fqinjëve tanë. Ishte një gjë e vogël, por sillte ndryshim të madh! E ndihmonte nënën time të ndihej e lumtur dhe e çlodhur. E ndihmonte gjithë familjen time. Ishte një mënyrë që të ndihmoja ashtu si Jezusi do që të ndihmojmë.

Si Mund të Ndihmoni Ju?

Jesus with children

Si fëmijë të Fillores, ju mund të sillni një ndryshim të madh me veprimet tuaja të vogla të mirësisë. Kur i përdorni duart tuaja ndihmëtare për t’u shërbyer të tjerëve, ju po përfaqësoni Jezu Krishtin. Po i ndihmoni të tjerët të ndiejnë dashurinë e Tij.

Mësojini historitë e Jezusit. Më pas pyeteni veten: “Çfarë do të bënte Jezusi?” Ka njerëz kudo përreth jush që kanë nevojë për ndihmë. Disa prej tyre janë në vetë shtëpinë tuaj ose në shtëpinë ngjitur me ju.

Kur bëni gjëra të thjeshta për të ndihmuar, Fryma e Shenjtë do t’ju ndihmojë të ndiheni mirë brenda vetes. Ju do ta dini se bëtë atë që Jezusi do të bënte.

Është gjithashtu e rëndësishme të pranoni ndihmë nga të tjerët. Kur të tjerët na ndihmojnë, edhe ne mund ta ndiejmë dashurinë e Shpëtimtarit për ne!

Ju dua! E di se Jezu Krishti ju do! Ju do ta ndieni dashurinë e Tij kur i përdorni duart tuaja ndihmëtare për t’u shërbyer të tjerëve.

Duart e Tua Ndihmëtare

Gjithçka rreth Teje

Mosha:

Nga cili vend je:

Gjuhët:

Familja:

Synimet dhe Ëndrrat:

Na trego për një rast kur ndihmove në shtëpi ose në komunitetin tënd:

Si ndihesh kur i ndihmon të tjerët ose kur e ndjek Jezusin?

Gjërat e Tua të Parapëlqyera

Vendi:

Historia rreth Jezusit:

Kënga e Fillores:

Ushqimi:

Ngjyra:

Lënda në Shkollë:

Page from the January/February 2022 Friend Magazine.

Ilustrimet nga Simini Blocker