Nga Presidenca e Parë
Ju Jeni një Fëmijë i Shtrenjtë i Perëndisë
Përshtatur nga Transmetimi “Miku Mikut” për Fëmijët: 2021.
Miqtë e mi të dashur, të vegjël, ju dua! Kur ju shoh, mendoj për stërnipërit e stërmbesat e mia. A e dini se në familjen time kemi më shumë se 100 stërnipër e stërmbesa nën moshën 12 vjeç? Ata janë të shkëlqyer dhe shumë të çmuar, po ashtu si ju.
Ju jeni një fëmijë i shtrenjtë i Perëndisë. Ju lutem, mbajeni mend këtë fakt. Nëse nuk e harroni kurrë këtë të vërtetë të pastër, ju mund të përballeni me çdo problem me besim e guxim.
Kur pagëzoheni dhe konfirmoheni, ju bëni një premtim se do ta ndiqni Zotin. Dhe Ai premton se do të dërgojë Shpirtin e Tij që të na udhërrëfejë. Thjesht mendoni për dritën dhe dashurinë që mund të sillni në botë si pasues besnikë të Jezu Krishtit!
Miqtë e mi të dashur, të vegjël, jam shumë krenar për secilin prej jush. E di se Ati Qiellor vëzhgon mbi ju. Ai ju do juve shumë dhe po kështu edhe unë.
Plani i Atit Qiellor për Lumturinë
Ngjyrosi figurat që të mësosh më tepër rreth planit të Atit Qiellor. Lexo më shumë tek Abraham 3–5.
Ne jetuam me Atin Qiellor përpara se të lindnim.
Ai i kërkoi Jezu Krishtit të krijonte botën për ne.
Jezusi bëri diellin, hënën dhe yjet që të jepnin dritë.
Jezusi e bëri botën të bukur, me pemë dhe lule. Ai bëri peshqit, zogjtë dhe kafshët.
Më pas Ati Qiellor i vendosi në tokë Adamin dhe Evën, prindërit tanë të parë.
Ati Qiellor na do dhe kujdeset për ne.