Përshëndetje nga Japonia!
Bashkohuni me Margonë dhe Paolon teksa udhëtojnë nëpër botë për të mësuar rreth fëmijëve të Perëndisë.
Japonia është një vend ishullor në Azinë Lindore. Ka më shumë se 126 milionë njerëz.
Të shijshme!
Një ushqim i mirënjohur japonez është sushi. Është i bërë me oriz, alga deti, peshk dhe përbërës të tjerë.
Me kë banon?
Shumë fëmijë japonezë jetojnë së bashku me prindërit dhe gjyshërit e tyre.
Dita e Fëmijëve
5 maji është një festë e veçantë e quajtur Dita e Fëmijëve. Njerëzit varin koinobori (flamurë në formë peshku) për të nderuar fëmijët dhe u urojnë atyre një të ardhme të mirë.
Si i nderon paraardhësit e tu?
Ky djalë po pastron varrin e pjesëtarit të familjes së tij për të treguar respekt.
3 tempuj në Japoni
Në Japoni ka 130.000 anëtarë të Kishës. Ky djalë vizitoi Tempullin e Saporos.