2022
Ditarët e Babit
Janar/Shkurt 2022


Ditarët e Babit

Kjo histori ndodhi në Tahiti.

boy sitting on bench, reading

Alani u ul në një stol jashtë shtëpisë. Dielli po perëndonte. Pemët e palmave qëndronin kundrejt qiellit rozë dhe portokalli.

Ai hapi faqen e librit që po lexonte. Nuk kishte figura. Por Alani nuk e vrau mendjen. I pëlqente shumë ta lexonte këtë libër!

Hodhi vështrimin shpejt nëpër shkrimin e qartë të babit. Atij iu kujtua kjo pjesë. Gjithmonë e bënte të qeshte.

Pikërisht në atë çast babi doli përjashta. “Çfarë është kaq për të qeshur?”

“Po lexoj njërin nga librat e tu.” Alani vuri buzën në gaz. “Më pëlqen pjesa rreth arës së kokosit.”

“O, e ke fjalën për ditarët e mi.” Babi u ul pranë Alanit. “Ato tregojnë historinë e jetës sime. Por nuk janë vetëm për mua. Edhe ti je në to. Po ashtu është mamaja dhe vëllezërit e tu dhe motra jote.”

“Si Nefi!” – tha Alani. “Ai shkroi histori për jetën e vet dhe gjithashtu shkroi për familjen e tij.”

“E drejtë!” – tha babi.

“Më shumë nga të gjitha më pëlqejnë pjesët rreth teje” – tha Alani. “Si ajo kur ishte misionar këtu në Tahiti.”

“Mua më pëlqejnë më shumë historitë për ty”, – tha babi. “A e di se ta vumë emrin sipas emrit të mesit të Plakut Bednar?”

“Nuk ma ke thënë këtë asnjëherë! Mezi pres ta lexoj atë pjesë.”

Babi buzëqeshi. “Ka plot histori në ditarët e mi. Kam shkruar në ditarë që kur isha tetë vjeç.”

boy reading journal with his dad

“Që kur ishe tetë vjeç?” – pyeti Alani. “Kjo është një kohë vërtet, vërtet e gjatë.”

Babi qeshi. “Nuk jam aq i moshuar.”

Alani u mendua për pak. “Unë do të mbush tetë vjeç së shpejti”, – tha ai. “A mund të marr një ditar si dhuratë për ditëlindje?”

“Patjetër!” – tha babi.

“Pastaj mund të shkruaj historitë e mia që një ditë fëmijët e mi të mund t’i lexojnë ato.”

“Duket si një traditë e shkëlqyer familjare!” – tha babi.

Page from the January/February 2022 Friend Magazine.

Ilustrimet nga Alessia Girasole