Unë Mund ta Luaj Atë
Do Ndriçoj
Me gjallëri [një notë një e katërt] = 96–104
1. Un’ Dritën e Krishtit –
Në brendësi e kam –
Dhe un’ kam bër’ një premtim
Që t’ndritur fort ta mbaj
Duke ecur prapa Tij
Duke ndjekur një plan
Në çdo koh’ edhe në çdo vend,
Me çdo mund’si që kam.
2. Një vepër mirësie
Të vetmuarin lart’son;
Një fjalë dhembshurie
Mërzin’ n’shpres’ shndërron.
Një njeri që zgjedh Zotin
E përhap dashurin’,
Dhe kjo botë një e nga një
Bëhet vend më i mir’.
Refreni: Në terr si një qiri do të ndriçoj;
Një shkëndij’ duhet që gjithçka të ndryshoj’.
Ësht’ e leht’ që ta kuptoj se më fort un’ ndrij
Kur prej meje del drita e Tij.
Prej meje del drita e Tij.