Ndjekja e Jezusit së Bashku
Një Fillore në Denbishër të Uellsit bëri së bashku këtë pikturë për Vegimin e Parë.
I lexoj shkrimet e mia të shenjta çdo ditë për të mësuar diçka të re. Pres me shumë dëshirë të shërbej në mision.
Rashad E., 10 vjeç, Uest Virxhinia, SHBA
Unë kam ankth. Mami më dha disa ide që e pakësuan atë, por nuk u largua. U luta për ndihmë dhe ankthi filloi të largohej.
Feliks G., 10 vjeç, Kaliforni, SHBA
E zbukurova një kuti dhe e mbusha me shishe uji dhe ngrohës për duart për shpërndarësit që vijnë në pallatin tonë. Përpiqem të shërbej si Jezusi!
Elli Rous M., 6 vjeçe, Nju‑Jork, SHBA
Po studionim në shkollë rreth Saskaçeuanit. Isha në gjendje t’u tregoja shokëve të klasës dhe mësuesit se motra ime po shërbente atje si misionare.
Xhejkëb S., 7 vjeç, Alberta, Kanada
Bëmë varka! Njëra ishte një varkë në të cilën paraardhësit tanë lundruan kur emigruan për në Shtetet e Bashkuara nga Suedia, gjashtë breza më parë.
Aksel dhe Deklan M., 6 dhe 9 vjeç, Karolina e Veriut, SHBA
Dëgjova disa fjalë të këqija, të cilat më bënë të mos ndihem rehat. Kur arrita në shtëpi, u luta për ndihmë që t’i harroja fjalët. Ati Qiellor iu përgjigj lutjes sime.
Emëri H., 10 vjeçe, Oregon, SHBA
Njëri nga shokët e mi të klasës kishte frikë të shkonte në shkollë. Unë erdha herët çdo ditë që ta prisja atë, kështu që ai nuk do të ishte vetëm. Dhënia e ndihmës ndaj të tjerëve më bën të ndihem e lumtur, sepse po e ndjek Jezusin.
Fang Z., 6 vjeçe, Sinçu, Tajvan
Emi S., 8 vjeçe, Miçigan, SHBA
Madëlajn H., 9 vjeçe, Ulanbatar, Mongoli
“Familja Ime”, Xhejnës C., 7 vjeç, Uellsi i Ri Jugor, Australi