Kartat e Heronjve të Shkrimeve të Shenjta
Priti kartat, palosi te vija e ndërprerë dhe ngjiti afër me njëra‑tjetrën.
Adami
“Njeriu [i] parë [i] të gjithë njerëzve”
-
Ai ishte njeriu i parë në tokë. Perëndia krijoi trupin e tij.
-
Ai jetoi në Kopshtin e Edenit. Ai u vuri emra kafshëve dhe zogjve.
-
Ai ishte profet. Ai dhe Eva ua mësuan ungjillin fëmijëve të tyre.
Eva
“Nëna e tërë të gjallëve”
-
Ajo ishte gruaja e parë në Tokë. Perëndia krijoi trupin e saj.
-
Ajo e ndoqi planin e Perëndisë dhe u largua nga Kopshti i Edenit me Adamin.
-
Ajo u lut dhe punoi shumë që të kujdesej për familjen e tyre.