2023
Eja, Më Ndiq Veprimtari për të Vegjlit
Mars 2023


Eja, Më Ndiq Veprimtari për të Vegjlit”, Miku, mars 2023, f. 49.

Dhiata e Re

Eja, Më Ndiq Veprimtari për të Vegjlit

vajzë e vogël duke ngjyrosur në bllok shënimesh

Për kapitujt te Mateu 8; Marku 2–4; Lluka 7

Cilat janë disa gjëra që i frikësojnë të vegjlit tuaj? Bisedoni me qetësi për një nga këto shkaqe të frikës. Më pas ndihmojini të thonë: “Kur jam i frikësuar, Jezusi mund të më ndihmojë të ndiej paqe”.

Për kapitujt te Mateu 9–10; Marku 5; Lluka 9

Mblidhni materiale të ndihmës së shpejtë dhe shpjegoni se si përdoren ato për të na shëruar. Pastaj shpjegoni se fuqia e Jezu Krishtit për të shëruar është edhe më e madhe. Përshkruani njërën nga këto mrekulli te Mateu 9.

Për kapitujt te Mateu 11–12; Lluka 11

Renditini ditët e javës për të vegjlit tuaj. Thuajeni emrin e secilës ditë me zë të lartë, por pëshpëritni kur të thoni “e diel”. Shpjegoni se e diela është një ditë e veçantë për të menduar me nderim rreth Jezu Krishtit.

Për kapitujt te Mateu 13; Lluka 8; 13

Shpjegoni se kohë më parë, njerëz besnikë vinin te Jezusi për të dëgjuar historitë e Tij (shih te Mateu 13). Kërkojuni të vizatojnë një figurë të njerëzve duke dëgjuar Jezusin.

Për kapitujt te Mateu 14; Marku 6; Gjoni 5–6

Përgatitni ushqim të lehtë e të shëndetshëm për të vegjlit tuaj. Tregojuni mrekullinë e bukëve dhe peshqve (shih te Mateu 14:15–21). Ndihmojini të thonë: “Jezusi e di se për çfarë kam nevojë dhe mund të më ndihmojë”.