2023
Eja, Më Ndiq Veprimtaritë
Mars 2023


Eja, Më Ndiq Veprimtaritë”, Miku, mars 2023, f. 6–7.

Eja, Më Ndiq Veprimtaritë

Për mbrëmjen e shtëpisë, studimin e shkrimeve të shenjta ose thjesht për argëtim.

Stuhia

Një djalë dhe një vajzë duke hedhur një top mbi batanije

Ilustrimi nga Katy Dockrill

Për kapitujt te Mateu 8; Marku 2–4; Lluka 7

Historia: Lexojeni historinë e Jezu Krishtit që po qetëson stuhinë në faqen 46 ose te Marku 4:36–41. Bisedoni rreth mënyrave se si Jezusi ju sjell paqe.

Kënga: “T’Shpëtuesit Dashuri Ndiej” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 42)

Veprimtaria: Qëndroni në një rreth dhe mbani cepat e një batanije. Vendosni një top mbi batanije dhe hidheni lehtë sa andej‑këndej, ashtu siç lëkundej barka nga dallgët. Me radhë i thoni grupit të lëvizin shpejt, të ngadalësojnë ose “të [pushojnë]”.

Loja “Hamendëso Mrekullinë”

Tre copa të palosura letrash me ngjyra

Për kapitujt te Mateu 9–10; Marku 5; Lluka 9

Historia: Jezu Krishti kreu shumë mrekulli. Ai shëroi një burrë që nuk mund të ecte. Ai ngriti një vajzë nga vdekja. Ai shëroi të verbër. (Shih te Mateu 9.) Çfarë mrekullish të tjera bëri Jezusi?

Kënga: “Tregom’ Ngjarjet e Jezusit” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 36)

Veprimtaria: Shkruajini disa nga mrekullitë e Jezusit në copa letrash dhe futini në një tas. Zgjidhni një letër, lexojeni mrekullinë aty dhe vizatoni një figurë të saj. Të tjerët mund të hamendësojnë se cila është ajo mrekulli.

Puna së Bashku

Dy fëmijë duke mbajtur një kosh

Për kapitujt te Mateu 11–12; Lluka 11

Historia: Jezu Krishti tha: “Zgjedha ime është e ëmbël dhe barra ime është e lehtë” (Mateu 11:30). Një zgjedhë i ndihmon dy kafshë që ta tërheqin diçka së bashku. Kur zgjedhim ta ndjekim Jezusin, Ai mund të na ndihmojë gjatë sprovave tona.

Kënga: “If the Savior Stood Beside Me” [“Nëse Shpëtimtari Pranë më Qëndronte”] (ChurchofJesusChrist.org)

Veprimtaria: Kërkojini dikujt të lëvizë një objekt të rëndë përgjatë dhomës. Pastaj vërini ta lëvizin objektin me ndihmën e dikujt. Bisedoni rreth asaj se si barrët tona janë më të lehta kur i drejtohemi Shpëtimtarit për ndihmë.

Shkruaj Shëmbëlltyrën Tënde!

Një bllok shënimesh dhe laps

Për kapitujt te Mateu 13; Lluka 8; 13

Historia: Jezusi e dha mësim ungjillin duke përdorur histori që quhen “shëmbëlltyra”. Një histori që tregoi Ai, kishte të bënte se si një farë e vogël sinapi mund të bëhet pemë e madhe (shih te Mateu 13:31–32). Çfarë po na mësonte Ai? Çfarë shëmbëlltyrash të tjera dha mësim Jezusi?

Kënga: “If I Listen with My Heart” [“Nëse me Zemër Dëgjoj”] (ChurchofJesusChrist.org)

Veprimtaria: Shëmbëlltyrat mund të na ndihmojnë ta kuptojmë më mirë ungjillin. Kthehu te faqja 8 për të shkruar shëmbëlltyrën tënde. Tregoja shëmbëlltyrën pjesëtarëve të familjes ose miqve.

Më se Mjaftueshëm

Një fetë buke e prerë

Për kapitujt te Mateu 14; Marku 6; Gjoni 5–6

Historia: Një herë Jezu Krishti e shpenzoi gjithë ditën duke u dhënë mësim njerëzve. Të gjithë i mori uria. Por ata kishin vetëm pesë bukë dhe dy peshq. Jezusi i bekoi bukën e peshkun dhe dishepujt ua dhanë ato njerëzve. Kishte mjaftueshëm ushqim për më shumë se 5 000 njerëz! (Shih te Mateu 14:15–21.)

Kënga: “Përpiqem t’Jem si Jezusi” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 40)

Veprimtaria: Përdor recetën e parapëlqyer të bukës, ose provo atë që është te faqja 8. Vër re se si diçka aq e vogël si majaja e bën bukën më të madhe. Si i ka kthyer Jezusi përpjekjet e tua të vogla në të mëdha?