2023
Vrapo drejt Dritës
Mars 2023


“Vrapo drejt Dritës”, Miku, mars 2023, f. 32–33.

Miku Mikut

Vrapo drejt Dritës

Përshtatur nga “Running toward the Light” [“Duke Vrapuar drejt Dritës”] (material filmik), ChurchofJesusChrist.org.

Djalë duke vrapuar me çantë në shpinë

Ilustrimi nga Adam Nickel

U rrita në një pjesë të rrezikshme të një qyteti të madh. Një ditë po ecja për në shkollë me disa para në xhep. Monedhat tringëllonin ndërsa ecja.

M’u desh të kaloja pranë disa djemve që ishin pjesëtarë të një bande. U përpoqa të dukesha i sigurt në vetvete. U përpoqa të mos kisha frikë. Por ata e dëgjuan tringëllimën. Ata donin monedhat dhe filluan të më ndiqnin nga pas.

Vrapova sa më shpejt të mundja që t’ia mbathja. U ktheva me vrap drejt një rrugice. Mund të shihja dritë në fund të rrugicës, kështu që vrapova drejt dritës. Shpejt ata ndaluan së më ndjekuri dhe unë isha i sigurt.

Ky u bë një model në jetën time. Vrapoja nga ajo që ishte e keqe dhe kërkoja atë që ishte e mirë. Nganjëherë shkurajohesha, por vazhdoja të përpiqesha për të gjetur dritën.

Kur shkova në universitet, luaja në skuadrën e basketbollit. Shumica e pjesëtarëve të skuadrës sime ishin anëtarë të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme. Dëgjova për ungjillin nga ata. Mësova se jam fëmijë i Perëndisë. Kjo do të thoshte se mund të ngrihesha mbi vështirësitë e mia dhe të isha më i mirë. U bashkova me Kishën. Që nga ajo kohë, jam përpjekur çdo ditë të bëhem më shumë si Ati im Qiellor dhe Biri i Tij, Jezu Krishti. Mund ta bësh edhe ti gjithashtu!

Kur vrapon drejt dritës, ka shpresë. E di që po vrapon drejt forcës, paqes dhe lumturisë. Të gjithë ne kemi nevojë të vrapojmë drejt dritës.

Zbavitje me Basketbollin

veprimtari me letra si topa basketbolli për prerje

Plaku Xhonson mësoi për ungjillin ndërsa luante basketboll. Tani është radha jote!

  1. Priti kuadratët më poshtë dhe mblidhi shuk si topa.

  2. Me radhë gjuajini topat në një tas.

  3. Kur topi të bjerë në tas, hape letrën dhe përgjigju pyetjes.

  • Cila është një mënyrë se si mund ta ndjekësh Atin Qiellor?

  • Kur e ke zgjedhur të drejtën?

  • Si e sheh dritën e Atit Qiellor në jetën tënde?

  • Çfarë të ndihmon ta ndiesh dashurinë e Atit Qiellor?

  • Si mund ta përhapësh dritën e Atit Qiellor tek të tjerët?

  • Shkruaj pyetjen tënde!