2023
Paqe nga Shpëtimtari
Mars 2023


“Paqe nga Shpëtimtari”, Miku, mars 2023, f. 2–3.

Nga Presidenca e Parë

Paqe nga Shpëtimtari

Përshtatur nga biseda “Paqe në Këtë Jetë”, Mesazh i Presidencës së Parë, dhjetor 2016.

Dy vajza dhe një djalë duke marrë sakramentin

Ilustrimet nga Dilleen Marsh

Shpëtimtari tha: “Në botë do të keni mundime” (Gjoni 16:33). Kjo do të thotë që në tokë të gjithë do të kemi kohë të vështira. Por Ai na dha edhe këtë premtim: “Unë po ju lë paqen, po ju jap paqen time” (Gjoni 14:27). Duke e ndjekur Shpëtimtarin, ne mund të ndiejmë paqe në kohët tona të vështira.

Kur e marrim sakramentin, ne premtojmë që ta kujtojmë Shpëtimtarin. Mund të mendosh për Të në mënyra që të ndihmojnë të ndihesh më pranë Tij. Nganjëherë mendoj çastin kur Ai u gjunjëzua në Kopshtin e Gjetsemanit. Nganjëherë e përfytyroj duke i thirrur Llazarit që të dilte nga varri. Kur bëj kështu, ndihem më pranë Tij. Ndiej mirënjohje dhe paqe. Edhe ti mund ta ndiesh atë.

Jezusi premtoi se kur i zbatojmë urdhërimet e Tij dhe e ndjekim Atë, Fryma e Shenjtë do të jetë me ne. Atëherë ne mund të gjejmë paqe, pavarësisht se çfarë ndodh në jetën tonë.

Historitë e Jezusit

Faqe për ngjyrosje me Jezu Krishtin duke u lutur në një kopsht

Presidenti Ajring tha se ndien mirënjohje dhe paqe kur mendon për Shpëtimtarin në Gjetseman. Çfarë historish të Jezusit të ndihmojnë që të ndihesh më pranë Tij?