2023
Dita e Pagëzimit Tim
Mars 2023


“Dita e Pagëzimit Tim”, Miku, mars 2023, f. 12–13.

Shkruar nga Ti

Dita e Pagëzimit Tim

Familje me tri vajza duke shkuar në kishë

Tungjatjeta! Unë quhem Megan dhe jetoj në Meksikë. Dua të të tregoj për një kohë tepër të veçantë në jetën time – ditën kur u pagëzova.

U pagëzova ditën që mbusha tetë vjeçe. Ishte ditë shumë e rëndësishme sepse e festova ditëlindjen time duke u pagëzuar.

Pagëzimi ishte një përvojë e bukur. Mami më bëri një bllok shënimesh me veprimtari të ndryshme për t’u përgatitur. Më ndihmoi të mësoja për rëndësinë e pagëzimit dhe besëlidhjet që do të bëja me Atin Qiellor.

Vajzë me fustan rozë duke mbajtur një bllok shënimesh në dorë

Shumë njerëz që më duan, erdhën në pagëzimin tim. U gëzova shumë që ata erdhën. Vesha një veshje të bardhë dhe uji ishte i ngrohtë.

Pasi më pagëzoi babi, u fshiva dhe ndërrova rrobat. Pastaj mora dhuratën e Frymës së Shenjtë. U konfirmova anëtare e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme nga mbajtësit e priftërisë. Ndjeva shumë paqe, dashuri dhe gëzim.

Vajzë duke u pagëzuar ndërsa fëmijët e tjerë e shohin

Do ta kujtoj gjithmonë atë ditë. Ishte shumë e veçantë sepse bëra besëlidhjen time të parë me Perëndinë. Premtova që ta ndjek Jezusin dhe t’u bindem urdhërimeve të Tij.

Vajzë duke përqafuar babin

Nëse ke ankth për atë se si do të jetë dita jote e pagëzimit, mos u shqetëso. Ati Qiellor do të lumturohet për zgjedhjen që bëre!

story PDF

Ilustrimet nga Olga Lee