2023
Përshëndetje nga Kiribati!
Mars 2023


“Përshëndetje nga Kiribati!” Miku, mars 2023, f. 18–19.

Përshëndetje nga Kiribati!

Mëso rreth fëmijëve të Atit Qiellor kudo nëpër botë.

Kiribati është një vend ishullor në Oqeanin Paqësor. Atje jetojnë rreth 120 000 njerëz.

33 Ishuj

Një ishull me palma

Ilustrimet nga Robyn Brimley

Ishujt e vegjël të Kiribatit shtrihen në një sipërfaqe oqeani mbi 3,5 milionë km2! Vendndodhja e tij në glob e vë në zonën e parë orare ku sheh dritën e çdo dite të re.

Plazhet e Bukura

Një glob që tregon lindjen e diellit

Kiribati është plot me plazhe me rërë dhe palma. Është ngrohtë gjatë gjithë vitit.

Shembuj të Shkëlqyer

Një familje me prindërit, fëmijët dhe gjyshërit

Gati 20 përqind e njerëzve janë anëtarë të Kishës. Ata janë shembuj të mirë për të tjerët që jetojnë në ishuj.

Shko Peshko!

Një djalë duke mbajtur një peshk dhe një rrjetë

Duke qenë se rrethohen nga oqeani, njerëzit në Kiribati hanë shumë prodhime deti. Arra e kokosit, orizi dhe kungulli janë të zakonshëm gjithashtu.

Një Tempull në Ndërtim e Sipër

Një ilustrim i tempullit të Kiribatit

Në tetor 2020, Presidenti Rasëll M. Nelson njoftoi se do të ndërtohet një tempull në Kiribati. Ja çfarë pamje do të ketë.