2023
Synimi Im për Librin e Mormonit
Mars 2023


“Synimi Im për Librin e Mormonit”, Miku, mars 2023, f. 31.

Fëmijët dhe Rinia

Synimi Im për Librin e Mormonit

Vajzë duke lexuar shkrimet e shenjta me kufje

Ilustrimi nga Rachel Hoffman-Bayles

Vendosa një synim për ta lexuar Librin e Mormonit përpara pagëzimit tim, ashtu siç bënë vëllai dhe motra ime më e madhe. Por kur ndodhi COVID‑i, humba shumë mësime nga shkolla dhe leximi u bë tepër i vështirë për mua. Libri i Mormonit ka shumë fjalë të mëdha dhe më duhej ndihmë.

Pastaj unë dhe prindërit patëm një ide. Përdora programin Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit] tek telefoni i mamit tim për ta dëgjuar Librin e Mormonit. Ia ngadalësuam zërin që të mund të lexoja dhe ta ndiqja më lehtësisht. Po ashtu ndaloja gjatë leximit dhe shikoja materialet filmike përkatëse në program. Sa herë që lexoja, e shenjoja në një tabelë. Flisja me mamin për atë që po lexoja. Ishte zbavitëse!

Po përmirësohesha në lexim, por nuk mendoja se mund ta mbaroja përpara pagëzimit tim. Ndaj mendova, në vend që ta mbaroja përpara pagëzimit, do ta mbaroja përpara fundit të vitit (që ishte një muaj më vonë). Vazhdova të lexoja. Nganjëherë lexoja me mamin ose motrën time.

Më 31 dhjetor, e përfundova Librin e Mormonit. E gjithë familja ime u gëzua. Pastaj shkova në dhomë që të bëja një lutje. Pyeta nëse Libri i Mormonit ishte i vërtetë dhe u ndjeva shumë mirë.

E di se Ati Qiellor dëgjon kur unë i lutem. E di se prindërit e mi qiellorë më duan. E di se Libri i Mormonit është fjala e Perëndisë dhe Jezusi na do.