2023
Jezu Krishti u Pagëzua
Mars 2023


“Jezu Krishti u Pagëzua”, Miku, mars 2023, f. 24–25.

Historitë e Jezusit

Jezu Krishti u Pagëzua

Hiqe këtë faqe dhe palose në gjysmë. Pastaj mbaje figurën lart ndërkohë që tregon historinë.

pikturë e Jezusit duke u pagëzuar nga Gjon Pagëzori

Piktura nga Greg Olsen

Gjon Pagëzori ishte një profet. Ai u mësoi njerëzve rreth Jezu Krishtit. Një ditë, Gjoni po pagëzonte njerëz në lumin Jordan. Pastaj erdhi Jezusi. Ai i kërkoi Gjonit ta pagëzonte.

Jezusi tha se Ati Qiellor e urdhëroi çdo njeri që të pagëzohet. Ai donte t’i bindej Atit Qiellor. Ai donte të na jepte një shembull.

Gjoni e pagëzoi Jezusin në lumin Jordan. Kur Jezusi doli nga uji, njerëzit dëgjuan zërin e Atit Qiellor. Ai tha: “Ky është Biri im i dashur, në të cilin jam kënaqur”.

Ne mund ta ndjekim Jezu Krishtin duke u pagëzuar. Ati Qiellor është i lumtur kur e ndjekim Birin e Tij.