2023
Shkruaj një Shëmbëlltyrë
Mars 2023


“Shkruaj një Shëmbëlltyrë”, Miku, mars 2023, f. 8.

Gjëra Argëtuese

Shkruaj një Shëmbëlltyrë

Pamja
recetë buke

Mendo për diçka në ungjill që dëshiron t’ua mësosh të tjerëve. Çfarë sendi apo shembulli mund të përdorësh për ta dhënë mësim atë? Vizatoje ose shkruaje atë këtu.

Shembull: Besimi është si një farë sepse mund të rritet pak e nga pak.

Bëje Bukën Vetë

Mund të përdorësh këtë recetë për veprimtarinë në faqen 11.

1 gotë uji të vakët

2 1/4 lugë çaji maja buke të thatë

2 lugë gjelle sheqer të bardhë

3 gota miell

1 lugë çaji kripë

1/4 gotë vaj vegjetal

  1. Përzieje ujin, majanë e bukës dhe sheqerin në një tas. Prit 5 minuta që majaja të nxjerrë flluska.

  2. Shtoji miellin, kripën dhe vajin.

  3. Punoje brumin për 10 minuta. Vendose në një tavë të lyer me vaj. Mbuloje dhe lëre brumin të vijë për një orë.

  4. Ngjeshe me duar brumin dhe lëre të vijë për 10 minuta të tjera. Piqe në temperaturën 175°C për 30–40 minuta.

Shtyp në Letër