“Shërbe me Gjithë Zemër dhe Plot Gëzim”, Për Forcën e Rinisë, korrik 2022.
Shërbe me Gjithë Zemër dhe Plot Gëzim
Kur një mundësi shërbimi doli në Bankën Ushqimore të Meksikës, tri të reja (përfshirë veten), një i ri nga grupi ynë i të rinjve dhe 10 njerëz të tjerë vendosën të merrnin pjesë.
Fillimisht nuk e kisha idenë se çfarë do të bënim. Por shpejt njerëzit te banka e ushqimeve na shpjeguan se do të ndanim ushqimet që prisheshin nga ato që nuk prisheshin, duke i vënë në çanta pazari për të bërë paketa ushqimesh për njerëzit nevojtarë. Grupi ynë i ndau detyrat dhe më pas filluam paketimin. Punuam me të shpejtë si skuadër dhe mblodhëm së bashku më shumë se 500 çanta ushqimesh.
Nga kjo përvojë mësova se, edhe po të mos kemi burime të shumta vetë, ne akoma mund t’i ndihmojmë të tjerët që kanë edhe më pak. Pak nga pak, ne të gjithë mund të ndihmojmë në mënyra të ndryshme. E di që bekohemi kur shërbejmë.
Vërtet më pëlqeu shërbimi në bankën e ushqimeve. Nëse do të më jepej mundësia për ta bërë sërish, patjetër që do ta bëja! Qe kënaqësi të isha në gjendje t’u shërbeja të tjerëve. Nëse ke mundësi të shërbesh, bëje! Shërbe me gjithë zemër dhe plot gëzim.
Autorja jeton në Meksiko-Siti në Meksikë.