2022
Përse nuk ka sot mrekulli si në shkrimet e shenjta?
Korrik 2022


“Përse nuk ka sot mrekulli si në shkrimet e shenjta?” Për Forcën e Rinisë, korrik 2022.

Drejt e në Temë

Përse nuk ka sot mrekulli si në shkrimet e shenjta?

Pamja
burrë i verbër që shërohet nga Jezusi

Shkrimet e shenjta përmbajnë shumë rrëfime për mrekullitë. Disa janë tepër të mëdha dhe mbresëlënëse, si hapja e Detit të Kuq ose ngritja e një personi së vdekuri. Por çfarë ndodh sot? A ndodhin akoma mrekulli?

Po, ndodhin. Ndoshta mund të mos dëgjojmë gjithmonë rreth tyre, por mrekullitë ende ndodhin në jetën e njerëzve gjatë gjithë kohës.

Plaku Ronald A. Rasband, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, ka thënë: “Shumë prej jush kanë dëshmuar mrekulli, më shumë nga sa mund ta përfytyroni. Ato mund të duken të vogla. … Por nuk është madhështia ajo që e dallon një mrekulli, por vetëm fakti që vjen nga Perëndia” (“Vini Re! Unë Jam një Perëndi Mrekullish”, konferenca e përgjithshme e prillit 2021 [Liahona, maj 2021, f. 110]).

Çfarëdolloj ndihme nga Perëndia mund të quhet një mrekulli. Shumë njerëz përjetojnë mrekulli. Nganjëherë ata njerëz i tregojnë historitë e tyre, por shpesh i mbajnë ato të shenjta – midis vetvetes dhe Perëndisë.

Mbaji mend këto dy gjëra të rëndësishme rreth mrekullive: 1) mrekullitë vijnë vetëm kur njerëzit kanë besim dhe 2) mrekullitë ndodhin në përputhje me vullnetin dhe kohën e Zotit. Neve mund të mos na jepet të zgjedhim mënyrën ose kohën e tyre, por mrekullitë e Zotit vërtet ndodhin, edhe sot. Edhe për ty.

Shtyp në Letër