2022
Si ta vendos se kur është koha më e mirë për të shkuar në mision?
Korrik 2022


“Si ta vendos se kur është koha më e mirë për të shkuar në mision?”, Për Forcën e Rinisë, korrik 2022,

Pyetje dhe Përgjigje

“Si ta vendos se kur është koha më e mirë për të shkuar në mision?”

Zoti Përgatit një Udhë

e re

“Ati ynë Qiellor ka një punë për ne që ta bëjmë. Kur i lexojmë fjalët e Tij dhe fjalët e shërbëtorëve të zgjedhur të Tij, ne mund të dimë me vetëbesim se çfarë Ai do të donte që ne të bënim. E dimë që Zoti do të përgatitë një mënyrë për ne që të plotësojmë gjërat që Ai na kërkon të bëjmë (shih 1 Nefi 3:7). Ai gjithmonë do të jetë atje për ne nëse përpiqemi fort t’u bindemi urdhërimeve të Tij.”

Manuela O., 15 vjeçe, Ganë

Mund të Mos Ndihesh Kurrë 100% Gati

i ri

“Unë jam një sërfist profesionist dhe e lashë atë për ca kohë që të përjetoja gëzimin e vërtetë që vjen nga shërbimi në mision. Prita derisa e ndjeva se isha vërtet gati të shkoja dhe jam bekuar për këtë. Është një vendim midis teje dhe Atit tënd në Qiell. Mund të mos ndihesh kurrë 100% gati. Dorëzimi i dokumenteve të tua të misionit gjithmonë do të jetë një hap besimi, por ia vlen kaq shumë.”

Xhordan C., 22 vjeç, Kaliforni, SHBA

Zoti do të të Përgatitë dhe Fuqizojë

“Gjithmonë mund t’i kërkosh Zotit në lutje. Zoti i fuqizon ata që Ai i thërret të jenë misionarë. Kur më vdiq babai, unë u ngushëllova nga dëshmia ime për planin e shpëtimit. Por ka shumë njerëz në këtë botë që ende nuk dinë për planin e Atit Qiellor. E di se Zoti po përgatit njerëz që të marrin mësime nga unë.”

Felipe F., 17 vjeç, Brazil

Mbaji Shënim Nxitjet

e re

“Kur u luta rreth shërbimit në mision, i shkruaja nxitjet që merrja nga bisedat, muzika ose shokët e shoqet. Kur ndihesha e shkurajuar teksa përgatitesha për misionin tim, do të kthehesha sërish dhe lexoja gjërat që Shpirti më kishte thënë. I dorëzova dokumentet e mia dhe mirëbesova te Zoti. Kur shkon përpara me besim, nuk e di se si do të shkojnë gjërat, por do ta dallosh dorën e Perëndisë në marrjen e vendimeve të tua!”

Briana M., 19 vjeçe, Oregon, SHBA

Merr Bekimin Tënd Patriarkal

e re

“Që kur e mora bekimin tim patriarkal, e kam ditur se duhet të përhap ungjillin. Po përgatitem për një mision tani duke e përhapur ungjillin te shoqet dhe shokët e mi. Edhe po të ndiej se shërbimi në një mision kohëplotë nuk është i drejtë për mua kur të jem më e madhe në moshë, unë akoma e di se mund ta përhap ungjillin gjatë gjithë jetës sime.”

Elis D., 14 vjeçe, Florida, SHBA

Pyet Zotin dhe të Tjerët

“Mund të jem vetëm 14 vjeç, por jam duke e menduar thellë këtë pyetje. Kur të vijë koha që të vendos se kur duhet të shërbej, unë do t’i lutem Zotit që të më ndihmojë ta gjej përgjigjen time. Gjithashtu do të flas me njerëzit që janë më të afërtit për mua, përfshirë familjen time, peshkopin tim, shokët dhe shoqet e mia.”

Xhordan V., 14 vjeç, Nevadë, SHBA

Zoti do të të Japë Përgjigje

“Gjithmonë kam pasur dëshirë që të shërbej në mision, por e di se nuk është një vendim i lehtë. Nëse përpiqemi plot zell t’i studiojmë shkrimet e shenjta dhe gjithmonë i lutemi Atit Qiellor, e di se Ai do të na udhërrëfejë. Mirëbesoji Zotit. Ai do të të tregojë kohën e duhur për ty që të shërbesh në mision. Vazhdo të kërkosh përgjigje dhe do ta marrësh atë dhe do të ndihesh gati.”

Nikoll R., 14 vjeçe, Brazil

Përgatitu Shpirtërisht, Mendërisht dhe Fizikisht

“Lutu sinqerisht dhe përsiati shkrimet e shenjta rreth vendimit tënd. Ji i hapur ndaj asaj që Shpirti mund të të pëshpëritë ose thotë. Ndërkohë mund të frekuentosh të gjitha mbledhjet e sakramentit, klasat e seminarit, të Shkollës të së Dielës, klasat e Të Rejave ose mbledhjet e kuorumeve të Priftërisë Aarone. Gjithashtu mund të përgatitesh mendërisht e fizikisht.”

Edison H., 14 vjeçe, Jutë, SHBA