“Përgatitja për Besëlidhjet e Tempullit”, Për Forcën e Rinisë, korrik 2022.
Tema dhe Unë
Të rinj e të reja tregojnë se si po i jetojnë fjalët e Temave të Të Rejave dhe të Kuorumit të Priftërisë Aarone
Përgatitja për Besëlidhjet e Tempullit
“Unë … do të bëj e do të mbaj besëlidhje të shenjta dhe do të marr ordinancat dhe bekimet e tempullit të shenjtë.”
Më pëlqen shumë të frekuentoj tempullin. Falë tempullit, unë mund të kem një familje të përjetshme, të ndihmoj në mbledhjen e Izraelit dhe të marr nxitje dhe ngushëllim shpirtëror.
Kur familja ime u shpërngul në shtëpinë tonë të re, isha mirënjohëse që ajo qe kaq pranë tempullit. Kam një pamje të përsosur të tempullit nga dritarja e dhomës sime të gjumit. Çdo ditë kur e shoh tempullin, më kujtohet që të përgatitem për të bërë besëlidhje të përjetshme.
Është vërtet e rëndësishme që të përgatitesh për besëlidhjet që bën në tempull dhe t’i ndihmosh njerëzit në anën tjetër të velit që gjithashtu t’i bëjnë ato besëlidhje. Kam lexuar rreth tempullit dhe po përpiqem të jem sa më e përgatitur që mundem, që të mund të bëj më shumë besëlidhje. Vëllai im sapo mori dhurimin e vet dhe ishte një përvojë e veçantë për të. Duke e parë se sa i lumtur ishte ai, më bëri të kuptoj se edhe unë i dua ato bekime.
Por edhe nëse e kam tempullin pikërisht jashtë dritares sime, nuk dua ta marr atë si të mirëqenë. Prandaj përpiqem të jetoj në një mënyrë që do të jem gjithmonë e denjë për ta frekuentuar tempullin.
Kur tempulli ishte i mbyllur gjatë pandemisë, pata besim se nuk do ishte i mbyllur për shumë kohë. Më pas, më së fundi arrita të shkoj në tempull për herë të parë dhe ishte një përvojë kaq e veçantë. Isha pak e shqetësuar, sepse nuk kisha qenë atje për ca kohë. Por sapo hyra brenda, ndjeva thjesht se i përkitja atij vendi. Mund ta ndieja Shpirtin.
Kam një dëshmi shumë të fortë për vendet e shenjta dhe mezi pres që të bëj më shumë besëlidhje me Atin tim Qiellor.
Autorja jeton në Ajdaho, SHBA.