“Lidhuni”, Për Forcën e Rinisë, korrik 2022.
Lidhuni
Ana Xhulia A.
17 vjeçe, San‑Paolo, Brazil
Unë jetoj në zonën më të populluar të atdheut tim. Më pëlqen shumë të jetoj këtu dhe të zbuloj vende të reja me familjen time. Jetoj me prindërit e mi, motrën time më të vogël dhe qenushen tonë, Meganin. Më pëlqen shumë të jem me ta. Ne qeshim shumë dhe përpiqemi të bëjmë gjëra të reja dhe interesante. Na pëlqejnë disa gjëra më shumë se të tjerat, por përvojat i kujtojmë përherë.
Jam në vitin e fundit të shkollës dhe po bëhem gati për provimet përfundimtare. Jam pak e shqetësuar, por kam besim se Zoti do të më ndihmojë që t’i kaloj me sukses.
Më pëlqen shumë të shkoj në kishë çdo të diel. Ka shumë të rinj e të reja në lagjen time, prandaj aktivitetet janë argëtuese. Të rinjtë e të rejat që më rrethojnë, më ndihmojnë të qëndroj e palëkundur në ungjill. Mund ta them se ata kanë shumë besim.
Unë po përgatitem për të shërbyer në mision. Dëshiroj t’ua shpërndaj ungjillin të tjerëve siç bënë misionarët me familjen time. E di se ai do ta ndryshojë jetën e tyre dhe timen përgjithmonë. Jam mirënjohëse që e di se mund të kem një familje të përjetshme.