2022
Zgjedhja
Korrik 2022


“Zgjedhja”, Për Forcën e Rinisë, korrik 2022.

Eja, Më Ndiq

1 Mbretërve 18:17–40

Zgjedhja

të rinj duke folur

Ej, Beni, si po të shkon raporti për librin?

Raporti për librin?

Po, ai që e ka afatin nesër.

i ri i shqetësuar

O jo, e harrova fare!

i ri duke folur me një shok

Mos u shqetëso për të. Unë sapo e kopjova raportin tim nga një faqe interneti. Është shumë e thjeshtë! Duhet ta bësh edhe ti.

i ri te kompjuteri, duke u menduar

A duhet ta kopjoj këtë faqe interneti? Dua një notë të mirë, por nuk ndihem mirë për këtë.

vëllezër duke biseduar

Ej, vëllaçko. Si po ia kalon?

Kam një raport libri që duhet nesër, por e harrova tërësisht atë gjë. Dua një notë të mirë, por mendoj se nuk mund ta marr pa kopjuar. Kjo është një detyrë e madhe, gjithashtu. Mund të më prishë notën përfundimtare për këtë lëndë.

vëllezërit duke parë tek ekrani i telefonit

Epo, lexova diçka dje që mendoj se mund të të ndihmojë. Shikoje.

Elia me priftërinjtë e Baalit

Profeti Elia foli me njerëzit e mbretërisë së Izraelit në malin Karmel. Mbreti Ashab dhe priftërinjtë e tij i udhëhiqnin njerëzit me ligësi, sepse ata i bënin të adhuronin një perëndi të rremë të quajtur Baal.

“Deri kur do të lëkundeni midis dy mendimeve? Në qoftë se Zoti është Perëndia, shkoni pas tij; por në qoftë se përkundrazi është Baali, atëherë ndiqni atë” (1 Mbretërve 18:21).

i ri duke i dhënë telefonin të vëllait

“Në qoftë se Zoti është Perëndia, shkoni pas tij.” … Mendoj se e di se çfarë të bëj.

i ri duke shkruar
i ri duke i dhënë dokumentin mësueses

Të nesërmen.

i ri duke ecur

Mund të mos marr notën më të mirë. Por ndihem mirë që e di se zgjodha të bëj atë që është e drejtë.