Për Forcën e Rinisë
Ndjekja e Krishtit
Nëntor 2024


Sesioni i Paradites të së Shtunës

Ndjekja e Krishtit

Pjesë të Shkëputura

afishe

Shkarkoje në formatin PDF

Ndjekja e Krishtit nuk është një praktikë rastësore ose episodike. Është një zotim i vazhdueshëm dhe një mënyrë jetese që duhet të na udhërrëfejë në të gjitha kohët dhe në të gjitha vendet. Mësimet e Tij dhe shembulli i Tij përcaktojnë shtegun për çdo dishepull të Jezu Krishtit. …

Urdhërimet e Perëndisë sigurojnë forcën udhërrëfyese dhe të qëndrueshme në jetën tonë. …

Një tjetër prej këtyre mësimeve të Shpëtimtarit tonë duket se kërkon ritheksim në rrethanat e kohës sonë.

Kjo është koha e shumë fjalëve të ashpra dhe therëse në komunikimet publike dhe nganjëherë edhe brenda familjeve tona. …

Çfarë duhet të japin mësim dhe të bëjnë ndjekësit e Krishtit në këtë kohë të komunikimeve helmatisëse? Cilat ishin mësimet dhe shembujt e Tij? …

… Na nevojitet t’i duam dhe t’u bëjmë mirë të gjithëve. Na nevojitet të shmangim grindjen dhe të jemi paqebërës në të gjitha komunikimet tona. Kjo nuk do të thotë që të bëjmë lëshime ndaj parimeve dhe përparësive tona, por që ta ndalim sulmin me egërsi ndaj të tjerëve për parimet dhe përparësitë e tyre. Kjo është ajo që bëri Modeli ynë i Përsosur gjatë shërbesës së Tij. Ky është shembulli që na dha Ai, kur na ftoi ta ndjekim Atë. …

Si ndjekës të Krishtit, ne japim mësim e dëshmojmë për Jezu Krishtin, Modelin tonë të Përsosur. Prandaj le ta ndjekim Atë duke hequr dorë nga grindja. Teksa ndjekim rregulloret vetjake të parapëlqyera në ndërveprimet publike, u kualifikofshim për bekimet e Tij duke përdorur gjuhën dhe metodat e paqebërësve! Në familjet tona dhe në marrëdhënie të tjera personale, e shmangshim atë që është e ashpër dhe urryese!