Për Forcën e Rinisë
“Vini re, Unë Jam Drita që ju Duhet të Mbani Lart”
Nëntor 2024


Sesioni i Pasdites të së Dielës

“Vini re, Unë Jam Drita që ju Duhet të Mbani Lart”

Pjesë të shkëputura

afishe

Shkarkoje në formatin PDF

Shpëtimtari nuk mungon në rrugëtimet tona në vdekshmëri. … Herë pas here, me dashurinë dhe mëshirën e Tij të kulluar, Ai na mbështet teksa përballemi me dramën e jetës. …

Kjo dashuri është e dukshme kur e mbështetim njëri‑tjetrin në veprën e Tij.

Ne e mbështetim profetin tonë të gjallë në konferencën e përgjithshme dhe Presidencën e Parë, Kuorumin e Dymbëdhjetë Apostujve, Autoritetet e Përgjithshme dhe Drejtuesit e Kishës. Të mbështetim do të thotë ta mbajmë shpirtërisht lart një person tjetër, t’i kushtojmë vëmendje, të jemi besnikë ndaj mirëbesimit të tij ose të saj, të veprojmë sipas fjalëve të tij ose të saj. Ata flasin me frymëzimin e Zotit; ata i kuptojnë çështjet aktuale, rënien morale të shoqërisë dhe përpjekjet në rritje të kundërshtarit për të penguar planin e Atit. Kur e ngremë lart dorën, ne zotohemi për përkrahjen tonë, jo thjesht për atë çast, por në jetën tonë të përditshme. …

… Ne e mbajmë lart dritën e Zotit kur mbahemi fort pas besëlidhjeve tona dhe kur e përkrahim profetin tonë të gjallë sepse ai flet fjalët e Perëndisë. …

mbajmë lart profetin është një punë e shenjtë. Ne nuk rrimë qetësisht si soditës, por e mbrojmë në mënyrë aktive, e ndjekim këshillën e tij, i japim mësim fjalët e tij dhe lutemi për të. …

Vëllezër e motra, nevojitet të bëjmë më shumë ngritje shpirtërore dhe më pak mërmëritje, më tepër mbajtje lart të fjalës së Zotit, të udhëve të Tij dhe të profetit të Tij. …

… Teksa e mbështetim profetin tonë, ne dëshmojmë se ai është thirrur nga Shpëtimtari ynë, që është “drita … e botës”.