Sesioni i Paradites të së Dielës
Rini e Parëbirnisë Fisnike
Pjesë të shkëputura
Parëbirnia! … Është një fjalë bindëse. Por çfarë kuptimi ka? …
… Po flasim për trashëgiminë që ju merrni si bashkëtrashëgimtarë të Krishtit për shkak të marrëdhënies besëlidhëse në të cilën keni zgjedhur të hyni me Të dhe Atin tuaj në Qiell. …
Mendoni për këtë! Perëndia jua mirëbeson juve – nga të gjithë njerëzit në tokë – fëmijëve të besëlidhjes, anëtarëve të ekuipazhit të Tij, të ndihmoni për veprën e Tij për t’i sjellë të gjithë fëmijët e Tij të sigurt në shtëpi tek Ai. …
… Ju jeni rini e [parëbirnisë] fisnike. Marrëdhënia juaj besëlidhëse me Perëndinë dhe Jezu Krishtin është një marrëdhënie dashurie dhe mirëbesimi, në të cilën keni qasje në një masë më të madhe te hiri i Tyre – ndihma hyjnore, dhurimi i forcës dhe fuqia aftësuese që vijnë prej Tyre. Kjo fuqi nuk është thjesht një mendim i dëshiruar, një hajmali fati apo një profeci që përmbushet vetë. Ajo është e vërtetë.
Ndërsa i përmbushni përgjegjësitë tuaja të parëbirnisë, nuk jeni kurrë vetëm. … Ju jeni duke punuar dorë për dore me Jezu Krishtin. Me çdo besëlidhje të re, dhe ndërsa marrëdhënia juaj me Të thellohet, ju e mbani njëri‑tjetrin gjithnjë e më fort derisa të jeni kapur fort së bashku. Në atë simbol të shenjtë të hirit të Tij, do të gjeni si dëshirën, edhe forcën për të jetuar saktësisht siç jetoi Shpëtimtari – ndryshe nga bota. Ju mund ta bëni këtë sepse keni në krah Jezu Krishtin! …
… Mos lejoni që bota t’ju ndryshojë kur keni lindur për ta ndryshuar ju botën.