Sesioni i Paradites të së Shtunës
Triumfi i Shpresës
Pjesë të shkëputura
Dhurata e shpresës është një dhurim i paçmuar nga Perëndia. …
Teksa e forcojmë besimin tonë te Jezu Krishti, ne shohim përtej mundimeve tona, drejt bekimeve dhe premtimeve të përjetësisë. Si një dritë, shkëlqimi i së cilës rritet, shpresa ndriçon botën e errësuar dhe ne shohim të ardhmen tonë të lavdishme. …
Vëllezërit dhe motrat e mia, shpresa është një dhuratë e gjallë, një dhuratë që shumëfishohet ndërsa ne e rritim besimin te Jezu Krishti. … Ne e ndërtojmë këtë siguri, pjesët ndërtuese të provave të besimit tonë, nëpërmjet lutjes, besëlidhjeve të tempullit, zbatimit të urdhërimeve, ushqyerjes vazhdimisht me shkrimet e shenjta dhe fjalët e profetëve të ditëve bashkëkohore, marrjes së sakramentit, shërbimit ndaj të tjerëve dhe adhurimit çdo javë me bashkëshenjtorët tanë.
Për ta përforcuar shpresën tonë në një kohë që shtohet ligësia, Zoti e ka udhëzuar profetin e Tij që ta mbushë tokën me tempujt e Tij. …
Nuk ka dhembje, as sëmundje, as padrejtësi, as vuajtje, asgjë që mund ta errësojë shpresën tonë, kur besojmë dhe mbahemi fort te besëlidhjet tona me Perëndinë në shtëpinë e Zotit. Ajo është një shtëpi drite, një shtëpi shprese. …
Vëllezër e motra, paqja që kërkoni, mund të mos vijë aq shpejt sa dëshironi, por ju premtoj se, kur i mirëbesoni Zotit, paqja e Tij do të vijë.
E ushqefshim besimin tonë të vyer, duke shkuar përpara me një ndriçim të përkryer të shpresës! Dëshmoj se shpresa jonë është Shpëtimtari ynë, Jezu Krishti. Nëpërmjet Tij, të gjitha ëndrrat tona të drejta do të realizohen. Ai është Perëndia i shpresës, triumfi i shpresës. Ai jeton dhe Ai ju do.