Sesioni i Paradites të së Dielës
Ditë për të Mos u Harruar Kurrë
Pjesë të shkëputura
Midis vitit të tanishëm 2024 dhe vitit 2034, ne do të përjetojmë ngjarje thelbësore që do të rezultojnë në mundësi të pashembullta për të shërbyer, për t’u bashkuar me anëtarë e miq dhe për t’ua paraqitur Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme më shumë njerëzve se kurrë më parë. …
Për këtë qëllim, dëshiroj t’ju flas juve të brezit të ri, t’ju ftoj që të përfytyroni se sa emocionuese kjo dekadë e ardhshme, dekadë për të mos u harruar kurrë, mund të jetë për ju. …
… Për ju personalisht, kjo do të jetë një dekadë për të mos u harruar kurrë. Por do të jetë dyfish e tillë, nëse përpiqeni fort aktivisht të bëheni një dritë për botën për mënyrën se si lajmet e gëzuara të ungjillit të Jezu Krishtit mund ta pasurojnë dhe përmirësojnë jo vetëm jetën tuaj, por edhe atë të familjes, miqve dhe ndjekësve në rrjetet sociale.
Mund të jeni duke pyetur veten se si ta bëni këtë. …
Së pari, jetojeni ungjillin e Jezu Krishtit. …
Së dyti, shtrijeni dorën me dhembshuri për t’u përkujdesur për njerëzit nevojtarë. …
Së treti, ftojini të gjithë që ta pranojnë ungjillin. …
Së katërti, bashkojini familjet për përjetësinë. …
Vëllezërit dhe motrat e mia të dashura, miqtë e mi të dashur të rinj në moshë, ka të ngjarë që të ketë vështirësi për secilin prej nesh në ditët në vijim. Megjithatë, ndërsa hyjmë në këtë dekadë të ardhshme me çaste të pashembullta, le t’i tregojmë lajmet e gëzuara nëpërmjet aktiviteteve të thjeshta të të jetuarit, të përkujdesjes, të ftesës dhe të bashkimit. Ndërsa e bëjmë këtë, Zoti do t’ju bekojë me përvoja për të mos u harruar kurrë.