Sesioni i Pasdites të së Shtunës
Përputhja e Vullnetit Tonë me të Tijin
Pjesë të shkëputura
Miqtë e mi të dashur, kur zgjedhim ta lëmë Perëndinë të jetë ndikimi më i fuqishëm në jetën tonë përkundrejt veprimtarive tona egoiste, ne mund të përparojmë në dishepullimin tonë dhe të rritim aftësinë për të bashkuar mendjen dhe zemrën tonë me Shpëtimtarin. Në të kundërt, kur nuk e lejojmë mënyrën e Perëndisë të triumfojë në jetën tonë, ne lihemi vetëm dhe, pa udhërrëfimin frymëzues të Zotit, mund të justifikojmë pothuajse çdo gjë që bëjmë apo nuk e bëjmë. Ne gjithashtu mund ta justifikojmë veten duke i bërë gjërat sipas mënyrës sonë, duke thënë në fakt: “Unë thjesht po i bëj gjërat sipas mënyrës sime”. …
… Ndërsa rrethana vetjake të tilla si gjenetika, gjeografia, sfidat fizike dhe mendore ndikojnë vërtet në udhëtimin tonë, në gjërat që kanë vërtet rëndësi, ekziston një hapësirë e brendshme ku jemi të lirë të zgjedhim a do të vendosim të ndjekim apo jo modelin që Zoti ka përgatitur për jetën tonë. …
Si dishepuj të Krishtit, ne dëshirojmë të ecim në shtegun që Ai shënoi për ne gjatë shërbesës së Tij në vdekshmëri. Ne jo vetëm që dëshirojmë të bëjmë vullnetin e Tij dhe gjithçka që do ta kënaqë Atë, por kërkojmë gjithashtu ta imitojmë Atë. …
Ju dëshmoj se zbatimi i vullnetit të Zotit në jetën tonë do të na mundësojë të gjejmë margaritarin më të çmuar në botë, mbretërinë e qiejve. Lutem që secili prej nesh, në kohën e vet dhe kur t’i vijë radha, të jetë në gjendje t’iu shpallë, me siguri në besëlidhje, Atit tonë Qiellor dhe Shpëtimtarit Jezu Krisht: “Ajo që funksionon për Ty, funksionon për mua”.