Për Forcën e Rinisë
Shenjtëri Zotit në Jetën e Përditshme
Nëntor 2024


Sesioni i Mbrëmjes të së Shtunës

Shenjtëri Zotit në Jetën e Përditshme

Pjesë të shkëputura

afishe

Shkarkoje në formatin PDF

Kudo përreth nesh ka mundësi për të qeshur, për t’u kënaqur, për të parë me sy mirënjohës. I yni është një ungjill i gëzimit dhe shenjtërisë në jetën e përditshme. Shenjtëria i veçon gjërat për një qëllim të shenjtë. Por shenjtëria gjithashtu na fton ta mbushim të jetuarit e përditshëm me gjëra të shenjta – të gëzohemi nga buka e përditshme mes ferrave dhe gjembave të kësaj bote. Për të ecur me Zotin, duhet të bëhemi të shenjtë, sepse Ai është i shenjtë; dhe që të na ndihmojë të bëhemi të shenjtë, Zoti na fton të ecim me Të. …

Një vatër familjare besimi dhe komuniteti i shenjtorëve e luftojnë izolimin dhe turmën e vetmuar. Shenjtëria ndaj Zotit u thotë jo gjërave profane, jo zgjuarsisë poshtëruese në kurriz të të tjerëve, jo algoritmeve të internetit që i shndërrojnë në të ardhura zemërimin dhe polarizimin shoqëror. Shenjtëria ndaj Zotit u thotë po gjërave të shenjta dhe nderuese, po shndërrimit tonë në veten tonë më të lirë, më të lumtur, më autentike, më të mirë teksa e ndjekim Atë me besim.

Shenjtëria ndaj Zotit e bën të shenjtë të jetuarit e përditshëm. … Ajo na bën më të afërt e më të lumtur me Zotin dhe me njëri-tjetrin; dhe na përgatit të jetojmë me Perëndinë, Atin tonë, me Jezu Krishtin dhe me njerëzit tanë të dashur. …

Ne mund ta ndiejmë dashurinë e Tij ndërsa e bëjmë shenjtërinë ndaj Zotit diçka tonën çdo ditë, të lumtur dhe përgjithmonë.