Sesioni i Paradites të së Shtunës
“Ky Është Ungjilli Im” – “Kjo Është Kisha Ime”
Pjesë të shkëputura
Ashtu sikurse dinamiti pa nitroglicerinën nuk përbën asgjë të jashtëzakonshme, Kisha e Shpëtimtarit është e veçantë vetëm nëse ndërtohet mbi ungjillin e Tij. Pa ungjillin e Shpëtimtarit dhe autoritetin për të administruar ordinancat e tij, Kisha nuk ka ndonjë veçanti.
Pa ndikimin e qëndrueshmërisë së fosilgurit, nitroglicerina kishte vlerë të pakët si lëndë plasëse. Sikurse e ka treguar historia, pa Kishën e Zotit, kuptueshmëria e njerëzimit për ungjillin e Tij ka qenë po ashtu e paqëndrueshme: e prirur për largim nga doktrina dhe e nënshtruar ndaj ndikimit të feve, kulturave dhe filozofive të ndryshme. …
Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme mundëson qasje te fuqia e Perëndisë për shkak se autorizohet prej Tij për të dhënë mësim doktrinën e Krishtit si dhe për të ofruar ordinancat shpëtuese dhe ekzaltuese të ungjillit. Shpëtimtari është i etur të na i falë mëkatet, të na ndihmojë të kemi qasje në fuqinë e Tij dhe të na shndërrojë. Ai vuajti për mëkatet tona dhe është i dëshiruar të na shfajësojë nga dënimi që përndryshe do të meritonim. Ai dëshiron që të bëhemi të shenjtë dhe të përsosemi në Të. …
Ju ftoj t’u zotoheni më plotësisht Shpëtimtarit, ungjillit të Tij dhe Kishës së Tij. Ndërsa e bëni këtë, do të zbuloni se ndërthurja e ungjillit të Shpëtimtarit me Kishën e Tij sjell fuqi në jetën tuaj. Kjo fuqi është shumë më e madhe se ajo e dinamitit. Ajo do t’i thërrmojë shkëmbinjtë që ju zënë udhën, do t’ju shndërrojë në një trashëgimtar në mbretërinë e Perëndisë. Dhe ju do të “mbush[eni] me atë gëzim që është i patregueshëm dhe plot lavdi” [Helamani 5:44].