Sesioni i Paradites të së Dielës
Të Kërkuarit e Përgjigjeve për Pyetjet Shpirtërore
Pjesë të shkëputura
Bërja e pyetjeve dhe kërkimi për domethënie janë një pjesë e natyrshme dhe e zakonshme e përvojës sonë në vdekshmëri. … Plani i Perëndisë është i mëshirshëm kundrejt kufizimeve tona njerëzore; ai na jep Shpëtimtarin tonë, Jezu Krishtin, që të jetë Bariu ynë i Mirë, dhe na frymëzon që ta përdorim lirinë tonë të zgjedhjes për të zgjedhur Atë. …
Mënyra e Perëndisë, Atit, dhe Birit të Tij për të na e dhënë urtësinë e Tyre, i jep përparësi të ftuarit të fuqisë së Frymës së Shenjtë për të qenë mësuesi ynë personal teksa e vëmë Jezu Krishtin në qendër të jetës dhe të kërkimit tonë besnik për përgjigjet e Tyre dhe domethënien e Tyre. …
… Zoti na ka thënë se, nëpërmjet bindjes dhe zellit, ne mund të fitojmë njohuri dhe inteligjencë. Ligjet dhe urdhërimet e Perëndisë nuk hartohen që të jenë një pengesë në jetën tonë, por një portë e fuqishme drejt zbulesës vetjake dhe edukimit shpirtëror. …
… Jemi të bekuar që e kemi Jezu Krishtin si Shëruesin tonë Mjeshtër. Bindja ndaj ligjeve dhe urdhërimeve të Perëndisë mund të hapë udhën për Shpëtimtarin tonë që të sigurojë të kuptuarit dhe të shëruarit që Ai e di se na nevojiten, në përputhje me planin e mjekimit të dhënë me recetë nga Ai për ne. …
Miq të dashur, unë dëshmoj se pyetjet tona të çiltra për ungjillin mund t’u japin mundësi Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit që të na ndihmojnë të rritemi. … Dëshmoj se vënia e mirëbesimit tuaj tek Ati Qiellor dhe profeti i Tij, të cilin Ai e ka dërguar, do t’ju ndihmojë që të lartësoheni shpirtërisht dhe do t’ju shtyjë përpara drejt horizontit të zgjeruar të Perëndisë.