Për Forcën e Rinisë
Gëzimi i Shëlbimit Tonë
Nëntor 2024


Sesioni i Mbrëmjes të së Shtunës

Gëzimi i Shëlbimit Tonë

Pjesë të shkëputura

afishe

Shkarkoje në formatin PDF

Pendimi na lejon të ndiejmë dashurinë e Perëndisë dhe ta njohim e ta duam Atë në mënyra që përndryshe nuk do t’i dinim kurrë. …

E di se Zoti dhe Shpëtimtari ynë, Jezu Krishti, është i fuqishëm për të na shpëtuar. …

Ndonjëherë mund të ndieni se nuk është e mundur të shëlboheni, se ndoshta jeni një përjashtim për dashurinë e Perëndisë dhe për fuqinë shlyese të Shpëtimtarit për shkak të atij mundimi që po kaloni ose prej asaj që keni bërë, por ju dëshmoj se nuk jeni më poshtë nga sa mund të arrijë Mësuesi. …

Teksa i jetojmë besëlidhjet tona, Zoti mund të na japë ndihmën dhe fuqinë që na nevojitet për t’i dalluar si dhe për t’i mposhtur dobësitë tona, përfshirë parazitin shpirtëror të krenarisë. …

… Nevoja jonë për shërim dhe ndihmë nuk është një barrë për Të, por vetë arsyeja pse Ai erdhi. …

Ati ynë Qiellor dhe Shpëtimtari ju shohin. Jua njohin zemrën. Ata interesohen për atë që interesoheni ju, përfshirë njerëzit që doni. …

Nëse po vuani nga një situatë që mendoni se duhej ta kishit kapërcyer deri tani, mos hiqni dorë. Jini të duruar me veten, mbajini besëlidhjet, pendohuni shpesh, kërkoni ndihmë nga udhëheqësit sipas nevojës dhe shkoni në shtëpinë e Zotit sa më rregullisht që të mundeni. Mbajini vesh dhe vërjuani veshin nxitjeve që ju dërgon Ai. Ai nuk do ta braktisë marrëdhënien e Tij besëlidhëse me ju. …

Çdo ditë është një ditë e re e mbushur me shpresë dhe mundësi për shkak të Jezu Krishtit.