2012
Bekimet e Priftërisë Janë në Dispozicion të të Gjithëve
Tetor 2012


Sjellim Filloren në Shtëpi

Bekimet e Priftërisë Janë në Dispozicion të të Gjithëve

Këtë mësim dhe veprimtari mund ta përdorni për të mësuar më shumë mbi temën e Fillores të këtij muaji.

Kur Jozef Smithi po përkthente Librin e Mormonit, atij dhe shkruesit të tij, Oliver Kaudrit, u lindi një pyetje. Ata shkuan në pyll që të luteshin rreth saj. Teksa po luteshin, “një lajmëtar nga qielli zbriti mbi një re drite”. Ky lajmëtar qe Gjon Pagëzori. Ai i vendosi duart e tij mbi kokën e Jozefit dhe të Oliverit dhe u dha atyre Priftërinë Aarone. Pastaj, Gjon Pagëzori i urdhëroi Jozefin dhe Oliverin që të pagëzonin njëri-tjetrin. Pak kohë më pas, Apostujt Pjetri, Jakobi dhe Gjoni erdhën në tokë dhe i shuguruan Jozefin dhe Oliverin në Priftërinë Melkizedeke. Priftëria e Perëndisë ndodhej përsëri në tokë. (Shih Joseph Smith—Historia 1:68–72.)

Nëpërmjet priftërisë, ne mund të marrim bekime dhe ordinanca të mrekullueshme. Këto bekime përfshijnë ato që u jepen foshnjave të porsalindura, të sëmurëve dhe fëmijëve nga etërit e tyre apo mbajtës të tjerë të denjë të priftërisë. Ne, gjithashtu, duhet të marrim disa ordinanca të priftërisë që të kthehemi tek Ati Qiellor. Disa prej këtyre ordinancave përfshijnë pagëzimin me anë të zhytjes, marrjen e dhuratës së Frymës së Shenjtë dhe ordinancat e shenjta të tempullit që mund të vulosin familjet së bashku përgjithmonë. Gjithashtu në tempull mund të kryhen ordinanca për njerëz që kanë ndërruar jetë pa bekimet e ungjillit. Bekimet e priftërisë janë në dispozicion të të gjithëve!

Majtas: The Restoration of the Melchizedek Priesthood [Rivendosja e Priftërisë Melkizedeke], nga Kenneth Riley © 1965 IRI; skica rrethore: ilustrim nga Phyllis Luch © 1988 IRI; Bless Them in His Name [Bekojini Ata në Emrin e Tij], nga Walter Rane © IRI; djathtas: ilustrim nga Rebecca Miller