2012
Falja Sjell Lumturi
Tetor 2012


Fëmijët

Falja Sjell Lumturi

Presidenti Uhtdorf na mëson se duhet t’i falim pjesëtarët e familjes sonë. Shihni se si ndikuan në familjen e tyre zgjedhjet e Xhozefit dhe të Anës.

Xhozefi dhe motra e tij e vogël, Ana, po luajnë së bashku. Ana ia rrëmben lodrën Xhozefit. Çfarë duhet të bëjë Xhozefi?

Xhozefi inatoset me Anën. Ana qan. Nëna e Xhozefit e dënon atë për shkak të grindjes me të motrën. Xhozefit i vjen keq që bëri një zgjedhje të gabuar.

Xhozefi e fal Anën dhe gjen një tjetër lodër me të cilën të luaj. Ata luajnë të gëzuar së bashku. Nëna e tyre është e kënaqur që Xhozefi ishte i dashur me motrën e tij dhe ruajti paqen në familje. Xhozefi ndihet i lumtur që zgjodhi të falë.

Më vonë, Xhozefi dhe Ana duhet të ndihmojnë nënën që të përgatisë darkën. Xhozefi nuk ndihmon. Çfarë duhet të bëjë Ana?

Ana i ankohet së ëmës. Ana grindet që i duhet ta kryejë vetëm punën. Në darkë, të gjithë janë të trishtuar për shkak të grindjes.

Ana e fal Xhozefin dhe ndihmon për darkën. Nëna e tyre është mirënjohëse për ndihmën e Anës. Familja kënaqet që janë së bashku për darkën. Ana ndihet mirë që zgjodhi të falë.

Në ç’mënyrë zgjedhjet tuaja për të falur ndikojnë në lumturinë e familjes suaj?

Ilustrimet nga Casey Nelson