2012
Pyetje e Përgjigje
Tetor 2012


Pyetje & Përgjigje

“Çfarë do të thotë të nderosh priftërinë e Perëndisë?”

Priftëria është fuqia nëpërmjet së cilës Ati Qiellor dhe Jezu Krishti kryejnë punën e Tyre. Ajo është fuqia më e madhe në tokë. Me anë të priftërisë kryhen ordinanca, jepen bekime, përmbushet puna në tempull, predikohet ungjilli dhe bëhen mrekulli.

Mbajtësit e priftërisë përfaqësojnë Shpëtimtarin, kështu që ata e nderojnë priftërinë duke bërë atë që Shpëtimtari do të bënte nëse Ai do të ishte këtu. Ata e nderojnë priftërinë duke jetuar denjësisht për të. Ata e nderojnë priftërinë me veshjet, veprimet, fjalët, shërbimin dhe madje me mendimet e tyre.

Të rejat munden gjithashtu ta nderojnë priftërinë duke mbajtur besëlidhjet e tyre të pagëzimit dhe duke marrë pjesë me nderim në ordinancat e priftërisë të tilla si sakramenti apo puna në tempull. Ato mund t’i mbështesin baballarët, vëllezërit e tyre dhe mbajtësit e tjerë të priftërisë në mbajtjen e urdhërimeve dhe në të jetuarit denjësisht për të kryer detyrat e tyre të priftërisë.

Ne të gjithë mund ta nderojmë priftërinë duke shërbyer besnikërisht në thirrjet tona, duke i respektuar ata që mbajnë priftërinë, duke respektuar punën që ajo përmbush, dhe duke respektuar ordinancat dhe besëlidhjet që ajo na ndihmon të marrim.

Veproni si Përfaqësues i Perëndisë

Nëse ne mund të fillojmë ta kuptojmë sa e mrekullueshme është që Perëndia na e dha këtë dhuratë, atëherë nderimi i priftërisë bëhet i thjeshtë: veproni me mirënjohje dhe respekt ndaj fuqisë që ju është besuar. Pyeteni veten: “Nëse secili rreth meje do ta dinte që unë e mbaja fuqinë e Perëndisë, a do të mendonin ata më shumë apo më pak për Atë?” Ky është nderimi i priftërisë – është të kuptoni se jeni përfaqësues i Perëndisë dhe të bëni më të mirën tuaj për të vepruar në një mënyrë që tregon respekt për besimin që Ai ka vendosur te ju.

Mejzën R., 19 vjeç, Kolorado, SHBA

Jini i Virtytshëm

Si e re mund të them se nuk është e nevojshme që ta nderoj priftërinë. Por të gjitha të rejat duhet vërtet ta bëjnë këtë. Ne e nderojmë priftërinë duke qenë të virtytshme. Ne e nderojmë priftërinë duke i ndihmuar të rinjtë të kenë mendime të pastra. Ne vishemi thjesht dhe flasim me një gjuhë të dëlirë. Duke e bërë këtë, ne i ndihmojmë të rinjtë që ta nderojnë priftërinë, kështu edhe ne e nderojmë priftërinë.

Mariza B., 14 vjeçe, Arizona, SHBA

Bëni Detyrën Tuaj ndaj Perëndisë

Mënyra kryesore për ta nderuar priftërinë është, sipas mendimit tim, të bësh gjërat që Vetë Zoti do të bënte nëse Ai do të ishte këtu në tokë, sepse ne përfaqësojmë Jezu Krishtin. Ajo do të thotë që ne t’i përmbushim të gjitha zotimet, detyrat dhe premtimet që i bëmë Perëndisë kur u shuguruam në priftëri. Duke e nderuar priftërinë e Tij, ne ndjekim urdhrin e Tij që të “ngrih[emi] e shkëlqe[jmë], që drita j[onë] të mund të jetë një flamur për kombet” (DeB 115:5). Ne i ndihmojmë të tjerët që ta dinë se shumë shërbëtorë të autorizuar të Perëndisë janë mbi tokë.

Bismark B., 18 vjeç, Santo-Domingo, Republika Domenikane

Tregoni Respekt për Priftërinë

Unë mendoj se të nderosh priftërinë është të kesh respekt dhe mirëbesim në përdorimin e priftërisë. Kur ju keni anëtarë të Priftërisë Aarone që e respektojnë priftërinë dhe sakramentin siç bëjmë ne në lagjen tonë, atëherë ju mund të keni disa përvoja të mrekullueshme në shpërndarjen dhe përgatitjen e sakramentit. Ne të gjithë veshim këmisha të bardha me kravata. Ne e dimë se kjo ka ndikim të madh në lagje dhe ka pasur një ndikim tek unë. Unë e di se mbajtja e priftërisë është gjëja më e mirë që më ka ndodhur ndonjëherë.

Hensen B., 15 vjeç, Teksas, SHBA

Mos i Vini në Rrezik Standardet Tuaja

Të nderosh priftërinë do të thotë që të mos e vendosni veten në situata ku ju e dini se mund t’i vini në rrezik standardet tuaja. Kur ne studionim Dhiatën e Vjetër në seminar, ne gjetëm te Zanafilla 39 shembullin e Jozefit të Egjiptit që e nderoi priftërinë e tij duke u larguar nga afrimet e bashkëshortes së Potifarit.

Një mënyrë se si të rejat të na ndihmojnë ta nderojmë priftërinë është të ndjekin standardet në broshurën Për Forcën e Rinisë dhe të vishen thjesht.

Jozef B., 16 vjeç, Teksas, SHBA

Mbajeni Lart Priftërinë

Të nderosh priftërinë, për mua do të thotë që të rinjtë ta respektojnë dhe ta mbajnë lart dhuratën që Zoti u ka dhënë atyre. Kur unë shoh një të ri që e respekton priftërinë, unë ndihem aq shumë në paqe dhe kam më shumë respekt për atë të ri. Ati Qiellor i ka besuar atij priftërinë, kështu që unë e ndiej se është detyra e një të riu që jo vetëm ta mbajë priftërinë, por gjithashtu ta ngrejë lart atë.

Melinda B., 16 vjeçe, Uashington, SHBA

Kujtojeni Shpëtimtarin

Priftëria është fuqia e vetme e vërtetë e Perëndisë në tokë dhe na tregon neve rrugën për t’u kthyer tek Ai. Kur ne mendojmë për nderimin e priftërisë, ne mendojmë të ndjekim mësimet nga Presidenti Tomas S. Monson dhe Apostujt e tjerë. Mënyra më e mirë për ta nderuar priftërinë është të bëjmë gjërat që na janë mësuar, të cilat na lejojnë ta kujtojmë Shpëtimtarin. Kur ne e kujtojmë Atë, Shpirti i Tij do të jetë me ne. Të pasurit e Shpirtit na lejon të qëndrojmë te qëllimi dhe të jemi shembull i standardeve të Ungjillit.

Klasa e Shkollës të së Dielës: Kajli E., Xhejten B., Xhozef E., Aleksandra R., Kejli V., Alisha F. dhe Hejli W. (nuk është në foto); Ajdaho, SHBA