Shërbimi në Kishë
Përgjigjet e Shkollës të së Dielës
Unë kam një prirje të kërkoj përgjigje të mëdha për sfidat e mia – t’i kërkoj Zotit të më ndihmojë të gjej atë gjë të vetme që do të ndreqë gjithçka. Kam mësuar se një qëndrim i tillë mund t’i komplikojë gjërat më shumë.
Ndërsa po jepja mësim në klasën e Doktrinës së Ungjillit në lagjen time, isha e vendosur të bëja pyetje të thella që do të kërkonin zhytje në mendime dhe përgjigje të plota, të reja e të mprehta. Me fjalë të tjera, dëshiroja të shmangia përsëritjen e të njëjtave “përgjigje [të vjetra] të Shkollës të së Dielës” që dukej se anëtarët e lagjes jepnin çdo javë.
Ndërkohë që studiova mirë Dhiatën e Re gjatë përgatitjes, u ndikova fuqishëm nga përdorimi i fjalës qëndroj, e cila shfaqet herë pas here. Për shembull, Gjoni 15:10 thotë: “Po të zbatoni urdhërimet e mia, do të qëndroni në dashurinë time, sikurse unë i zbatova urdhërimet e Atit tim dhe qëndroj në dashurinë e tij” (theksimi i shtuar).
Në lutjen e Tij të madhe Ndërmjetësuese, Shpëtimtari lutet që dishepujt e Tij “të jenë një, ashtu si ti, o Atë, je në mua dhe unë në ty; edhe ata të jenë një në ne” dhe “Unë jam në ta dhe ti në mua, që të jenë të përsosur në unitet” (Gjoni 17:21, 23).
Ajo që kërkova më tepër, ishte mënyra se si unë mund të isha një me Zotin, se si unë mund të qëndroja në dashurinë e Tij dhe në ç’mënyrë, si përfundim, mund të zhvilloja durim shtesë – durim për të cilin kisha nevojë aq dëshpërimisht që t’i ndryshoja përvojat e mia nga ato që më rraskapitnin në të atilla që të më frymëzonin dhe shenjtëronin.
Për ironi, teksa hetova si për kuptueshmërinë e fjalës qëndroj edhe për përgjigjet ndaj sfidave të vështira me të cilat përballesha çdo ditë, këto përfundimisht më drejtuan sërish te përgjigjet e sakta të Shkollës të së Dielës që isha përpjekur t’i shmangia. Unë i gjeta përgjigjet ndaj sfidave të mia duke lexuar shkrimet e shenjta, duke u lutur çdo ditë, duke u shërbyer familjes time dhe të tjerëve, duke vizituar tempullin dhe duke marrë pjesë në mbledhjet e mia të së dielës. Mësova se këto gjëra të thjeshta bëjnë ndryshimin midis durimit dhe të duruarit mirë e me përpjekje.
Përgjigjet e Shkollës të së Dielës me të vërtetë janë përgjigjet më të mira.