E dashur Amiga,
Tungjatjeta nga Meksika! Unë u gëzova kur mora letrën tënde dhe mësova për ditëlindjen tënde që po afron. Duket se je paksa e shqetësuar që do të largohesh nga Fillorja. A mund të të tregoj për kohën kur unë shkova te Të Rejat?
Unë, gjithashtu, isha e shqetësuar që do largohesha nga Fillorja. Unë shqetësohesha se mund të mos bëja miq. Unë isha e trembur se do të isha një ndër vajzat më të vogla në vend që të isha ndër më të mëdhatë.
Por të gjitha shkuan thjesht shumë mirë. Peshkopi më intervistoi përpara ditëlindjes sime dhe më tha se ndryshimi do të ishte një gjë e mirë. Të dielën, mua më vinte ende turp dhe qëndrova në klasën e Fillores. Fatmirësisht, një nga udhëheqëset e Të Rejave më gjeti atje. Ajo tha: “E dija që do të të gjeja këtu! Hajde, është koha të shkojmë në klasë.”
Motra Diaz më uroi mirëseardhjen në ushtrimet e hapjes dhe ajo më dha tri libra që kam arritur t’i dua: Për Forcën e Rinisë, Përparimi Personal i Të Rejave dhe një ditar. Ndërsa shihja përreth klasës, kuptova se unë i njihja disa nga vajzat atje që prej Fillores. Disa nga vajzat që nuk i njihja, më përshëndetën. Shpejt unë ndieva paqe në vend të frikës.
Gjërat vetëm vazhdonin të përmirësoheshin pas asaj. Veprimtaritë e përbashkëta kanë qenë të veçanta për mua sepse më kanë mësuar si ta jetoj ungjillin dhe si t’i ndihmoj familjen e miqtë e mi. Dhe vajtja në kamp çdo vit është një argëtim aq i madh! Tani që jam Dafinë, unë shpresoj ta përfundoj shpejt Përparimin Personal. Mezi po pres të mbaj medaljonin e Të Rejave në mënyrë që të më kujtojë se sa i jam përqasur Atit tim Qiellor ndër vite.
Kështu mos u tremb, mikja ime. Hapi krahët e tua dhe fluturo te Të Rejat. Unë të premtoj se nuk do të pendohesh.
Me dashuri,
Maribela