Rinia
Si Qëndrova i Fortë në Ungjill
Unë u pagëzova kur isha 12 vjeç, dhe për shumë vite isha i vetmi anëtar i Kishës në familjen time. Kjo nuk ishte gjithnjë e lehtë, por fatmirësisht u bekova me udhëheqës të mirë që më ndihmuan në udhëtimin tim e të mësuarit të doktrinave të Ungjillit dhe të përdorimit të atyre doktrinave për të forcuar dhe përmirësuar jetën time. Për shkak të vendimit tim për të qëndruar i vërtetë ndaj asaj që besova, unë kam parë bekime të mëdha të vijnë në jetën time dhe, më vonë, gjithashtu në jetën e pjesëtarëve të familjes.
Në vijim janë disa gjëra që më ndihmuan të qëndroja i fortë:
Qëndroni afër Atit Qiellor përmes aktiviteteve si lutja dhe studimi i shkrimeve të shenjta. Ai është i vetëdijshëm për situatat që hasim. Të qëndruarit pranë Tij më ndihmoi të kujtoj se cili jam.
Ndiqni këshillën e udhëheqësve të Kishës. Kam parë në vetë jetën time të vërtetën e këshillës nga profetët dhe apostujt.
Dijeni se të jetuarit e ungjillit krijon një jetë më të mirë tani dhe në përjetësi. Kjo më ka ndihmuar të mbaj standardet dhe besimin tim. Udhëheqësit më nxitën të vizitoj tempullin, i cili më ndihmoi të përfytyroj jetën e përjetshme.
Rrethohuni me miq të mirë që ndajnë standardet tuaja. Unë u bekova me miq të mirë që e bënë më të lehtë marrjen e vendimeve të mira dhe ruajtjen e besimit tim.
Qëndroni afër familjes suaj. E doja familjen time dhe dëshiroja të ndërtoja marrëdhënie të forta me ta.
Jetojeni jetën. Ndiqni standardet dhe merrni pjesë në programet e Kishës. Ato do t’ju ndihmojnë të shfaqni besim dhe të merrni vendime të mira. Vendimet e mira shpesh e bëjnë jetën më të lehtë dhe gjithmonë e bëjnë jetën më të lumtur.