2012
Veshja si Dhjak
Tetor 2012


Veshja si Dhjak

  1. Sot është ditëlindja e Elit. Ai është katër vjeç.

    Edhe katër vjet dhe do të pagëzohesh.

    Dhe katër vjet pas pagëzimit, do të jesh dhjak dhe do të jesh në gjendje të shpërndash sakramentin.

  2. Më vonë, Mamaja e ndihmoi Elin të ndërronte pizhamet me rrobat e tij të kishës.

  3. A veshin dhjakët pantallona të superheronjve për në kishë?

    Jo. Dhjakët veshin pantallona të hijshme.

  4. A veshin dhjakët këmisha superheronjsh për në kishë?

    Jo. Dhjakët veshin këmisha të bardha dhe kollare.

  5. Unë dua të vesh këmishë të bardhë dhe pantallona të hijshme. Dua të vishem si dhjak.

    Mamaja e ndihmoi Elin të vishte pantallonat e tij të hijshme, një këmishë të bardhë dhe një kollare.

  6. Në kishë, Eli kryqëzoi krahët teksa shihte dhjakët të shpërndanin sakramentin.

  7. Kur një dhjak i solli Elit sakramentin, Eli mori një copë bukë dhe pastaj ia kaloi tabakanë Mamasë.

  8. Mamaja i buzëqeshi Elit. Ai qe i lumtur të ndihmonte. Ai u ndie tamam si një dhjak.

Ilustrimet nga Simini Blocker