2012
Duke i Uruar Mirëseardhjen një Stine të Re të Jetës
Tetor 2012


Duke i Uruar Mirëseardhjen një Stine të Re të Jetës

A jetoni në një zonë ku pemët ndryshojnë ngjyrë për t’u përgatitur për dimrin? Këta katër miq po. Noe B., Dilan L., Patrik M. dhe Ben M. të gjithë jetojnë në ishullin Princ Eduard, afër bregut lindor të Kanadasë. Sikurse pemët, këta djem po përgatiten për një stinë të re të jetës. Ata po bëhen 12 vjeç të gjithë brenda një viti dhe kjo nënkupton t’i thuash “lamtumirë” Fillores dhe “tungjatjeta” Të Rinjve. Ja çfarë kishin për të thënë ata mbi rritjen dhe përparimin.

Jini Vetvetja

Kur Noeu erdhi këtu, miqtë e tij të rinj e ndihmuan atë të përshtatej me jetën në ishull. Tani, si më i rrituri në grup, ai po i ndihmon ata të mësohen me jetën si Të Rinj. “Unë isha i shqetësuar mbi të qenit i pranuar dhe njohjen me të tjerët”, tha Noeu mbi fillimin te Të Rinjtë. “Vajtja në aktivitete më ndihmoi vërtet.” Kënga e parapëlqyer e Fillores për Noeun është mbi ushtrinë e Helamanit dhe ajo është mënyra se si ai e sheh kuorumin e priftërisë – si të qenit bashkë, të bashkuar.

Këshilla e tij? “Jini Vetvetja.”

Respektojeni Priftërinë

Për Patrikun, marrja e priftërisë nuk lidhet me arritjen e një moshe të caktuar. Ajo lidhet me të qenit i denjë dhe i përgatitur. “Ju nuk e merrni priftërinë thjesht sepse jeni 12 vjeç”, tha Patriku. “Ju duhet të jeni i përgatitur.”

Dilani e kupton sa e rëndësishme është përgatitja. Ai përpiqet të shkojë në Kishë 15 minuta më herët që të përgatitet shpirtërisht për të shpërndarë sakramentin. “Unë e kam shpërndarë sakramentin tri ose katër herë dhe çdo herë Shpirti ma prek zemrën. Unë nuk mendoj se do të mësohem ndonjëherë me këtë”, tha ai.

Beni tha se shpërndarja e sakramentit i kujton atij Darkën e Fundit: “Jezusi qëndronte atje. Ne po qëndrojmë atje ku ishte Jezusi, dhe Ai na do të jemi atje.”

Vështroni drejt Tempullit

Beni po punon për të fituar Çmimin Besim në Perëndi dhe mezi po pret që të bëjë për herë të parë pagëzime për të vdekurit. “Unë nuk kam qenë ende brenda tempullit, por të tjerët gjithmonë më japin dëshmi rreth asaj se sa mirë dhe të dashur ndihen ata pasi shkojnë atje”, tha Beni.

Noeu bëri vizitën e tij të parë në tempull së fundi. Ai tha se të rinjtë në kuorumin e tij e trajtuan atë si pjesëtar të familjes. “Ju mund të ndiheni në siklet, por atje do të ketë njerëz që t’ju ndihmojnë”, tha ai. “Ju do të ndiheni i mirëpritur.”

Noeu

Dilani

Patriku

Beni

Foto nga Marissa Widdison