2012
Veshja dhe Pamja e Jashtme
Tetor 2012


Për Forcën e Rinisë

Veshja dhe Pamja e Jashtme

Në botën e sotme, shumë nuk e kuptojnë ose respektojnë natyrën e shenjtë të trupave tanë. Shenjtorët e ditëve të mëvonshme shfaqen ndryshe nga bota, duke u veshur në një mënyrë që tregon se ne e dimë se sa të çmuar janë trupat tanë (shih Për Forcën e Rinisë [broshura, 2011], f. 6–8). Në faqen 52 të këtij botimi, Meri N. Kuk, këshilltare e parë në presidencën e përgjithshme të Të Rejave, diskuton mbi këtë standard:

“Kur ndërtohet një tempull, tregohet kujdes i madh për të garantuar se është i mbrojtur dhe i stolisur bukur, brenda dhe jashtë. Çelësi në planifikimin e tempujve është të kuptuarit se një tempull përfaqëson Zotin – ai është shtëpia e Tij. Ne i respektojmë tempujt si ndërtesa të shenjta ku mund të hynë vetëm ata që janë të denjë. Ne i nderojmë tempujt sepse ordinancat dhe besëlidhjet e shenjta në të cilat marrim pjesë, bëjnë të mundur për ne që të kthehemi tek Ati ynë Qiellor.

Trupi juaj është më i çmuar sesa tempulli më i bukur mbi tokë. Ju jeni biri ose bija e dashur e Perëndisë! Po të njëjtat parime – paraqitja, respekti dhe nderimi – zbatohen edhe më shumë për mbrojtjen dhe kujdesin që ju i jepni trupit tuaj.”

Sugjerimet vijuese mund t’ju ndihmojnë t’u jepni mësim fëmijëve tuaj parime të sakta për veshjen dhe pamjen e jashtme. Gjithashtu kujtoni se shembulli juaj me veshje të thjeshtë do t’u mësojë fëmijëve tuaj se sa e rëndësishme është veshja e duhur.

Sugjerime për të Mësuar Rininë

  • Lexoni me adoleshentët tuaj paragrafin mbi veshjen dhe pamjen e jashtme te broshura Për Forcën e Rinisë. Të bërit e kësaj do t’ju japë mundësi të diskutoni doktrinat, bekimet dhe mësimet e këtij standardi dhe t’u përgjigjemi çfarëdo pyetjeje që mund të ketë biri ose bija juaj.

  • Merrni parasysh që të mbani një mbrëmje familjare mbi rëndësinë e veshjes dhe pamjes së jashtme. Ju duhet ta pyesni familjen tuaj: “Nëse Zoti do të ishte në Kishë me ju, si do të dëshironit të visheshit?” “Si do donit ta paraqisnit veten para Tij?” “Si ndiheni kur jeni veshur me thjeshtësi?” Ju gjithashtu mund të diskutoni se si të visheni në mënyrë të përshtatshme për raste të tjera, si në shkollë, punë apo aktivitete sociale.

Sugjerime për të Mësuar Fëmijët

  • Veshja jonë përfaqëson atë që është e rëndësishme për ne. Për ta ilustruar këtë parim, merrni parasysh që të mbani një mbrëmje familjare në të cilën gjithsecili të vishet si misionar ose të veshë veshjen më të mirë të së dielës.

  • Edhe në moshë të njomë, fëmijët mund të fillojnë të vishen me thjeshtësi. Shqyrtoni me fëmijët tuaj udhëzimet në faqen 7 të broshurës Për Forcën e Rinisë dhe gjeni veshje që përkrahin këto udhëzime.

Ilustrim nga Scott Greer