2012
Lutja dhe Paqja
Tetor 2012


Rinia

Lutja dhe Paqja

Një mbrëmje bëra debat me mamin dhe u ndieva shumë keq. Kështu që vendosa që të lutesha. Edhe pse isha me humor të keq dhe nuk doja të isha “shpirtërore”, e dija se të luturit do të më ndihmonte të ndihesha më mirë dhe më pak debatuese. Pasi mami u largua nga dhoma, fillova lutjen. “Atë i dashur Qiellor, po të drejtohem Ty sonte sepse …” Jo. I hapa sytë dhe i drejtova krahët; kjo dukej e pavolitshme. U përpoqa sërish. “Atë Qiellor, unë kam nevojë …” Edhe kjo tingëlloi e huaj. Ndieva Satanin që më nxiste të hiqja dorë nga lutja ime për t’i kërkuar ndihmë Atit Qiellor.

Befas pata një nxitje që të thoja faleminderit! E bëra këtë dhe mendimet filluan të derdhen në mendje për të gjitha gjërat e shumta për të cilat mund ta falënderoja Atin tim në Qiell. Kur mbarova së falënderuari Atë, diskutova problemin aktual.

Pas kësaj, ndieva një paqe të mrekullueshme brenda meje, ndjenjën e ngrohtë shpirtërore që e dija se Ati ynë Qiellor dhe prindërit e mi më duan dhe se unë jam një fëmijë i Perëndisë. Isha në gjendje t’i kërkoja ndjesë nënës sime dhe të pranoja ndjesën e saj.