2016
Treguesi i Ngjarjeve në Konferencë
Nëntor  2016


Treguesi i Ngjarjeve në Konferencë

Lista vijuese e përvojave të përzgjedhura të treguara gjatë konferencës së përgjithshme, mund të përdoret për studim vetjak, mbrëmje familjare dhe mësimdhënie tjetër. Numri i përket faqes së parë të bisedës.

Folësi

Ngjarja

Nil L. Andersen

(35) Kthimi në besim u ndodh disa njerëzve teksa anëtarët e Kishës iu afrohen atyre “si dëshmitarë të Perëndisë”.

M. Rasëll Ballard

(90) Ndërkohë që ia lexon Gjonin 17 familjes së tij në Tokën e Shenjtë, M. Rasëll Ballardi lutet që të jetë një me ta dhe me Atin e Birin.

W. Mark Baset

(52) Kur ishte djalosh, W. Mark Baseti dhe vëllai i tij përpiqen t’i hapin me forcë lidhëset prej metali të pjesës së vulosur të një modeli të fletëve të arta.

Xhin B. Bingam

(6) Pasi vozit me kanoe në drejtim të kundërt me erën, Xhin B. Bingami dhe një grup të rejash sajojnë vela kur era ndryshon drejtim. Një vajzë që shkon me biçikletë te një shtëpi me “dritare të arta”, shikon se edhe dritaret e vetë shtëpisë së saj janë të arta. Njerëzit nuk pranojnë ta njohin rritjen e një të riu të suksesshëm.

D. Tod Kristoferson

(48) Helen Kelleri ndien gëzim të madh kur mësuesja e saj e ndihmon ta kuptojë konceptin e fjalëve.

Karl B. Kuk

(110) Teksa përsiat një detyrë që katragjyshi i tij mori nga Profeti Jozef Smith, Karl B. Kuku merr pohimin se detyra e tij e re në Kishë erdhi nga Perëndia. Një anëtare e re e rrit besimin e saj dhe e mposht frikën për të dhënë mësim në Fillore.

Kuentin L. Kuk

(40) Kuentin L. Kuku arrin ta kuptojë përse babai i tij e shikon një shtyllë elektrike si një bekim në vend që ta shikojë si një bllok pengues për një pamje piktoreske.

J. Devn Kornish

(32) Një praktikant i vitit të fundit në një spital ia ndryshon jetën J. Devn Kornishit, duke i thënë se ai do të bëhet një mjek i shkëlqyer.

LeGrand R. Kurtis i Riu

(68) Parli P. Prati dhe katër burra të tjerë fitojnë dëshmi për Librin e Mormonit. LeGrand R. Kurtis i Riu fiton një dëshmi për të ndërsa është adoleshent.

Din M. Dejvis

(93) Din M. Dejvisi mëson nëpërmjet Frymës së Shenjtë se anëtarët e një lagjeje që ai po viziton, kanë ardhur në mbledhjen e sakramentit për të adhuruar me të vërtetë.

Henri B. Ajring

(75) Babai dhe udhëheqësit e priftërisë të të riut Henri B. Ajring e ndihmojnë ta kuptojë potencialin e tij dhe i japin siguri te vetja.

(99) Kur ishte i ri, Henri B. Ajringu nuk mund ta kuptonte kohën e synimeve të Zotit për të ndërtuar mbretërinë e Tij.

Robert D. Hejls

(22) Ndërkohë që Eli Uizëlli po merr veten nga një operacion me zemër të hapur, nipi i tij e pyet a do t’i dhembte më pak nëse nipi i vet do ta donte më shumë. Të dielave, një bashkëshort i dashur e ndihmon bashkëshorten e tij të sëmurë të vishet e të përgatitet për në kishë.

Xhefri R. Holland

(61) Mësuesit e shtëpisë humbasin një mundësi për ta ndihmuar një motër, kati nëntokësor i [shtëpisë të] së cilës përmbytet. Një mësues shtëpie i jep shërbesë një babai, djali i të cilit vdiq në një aksident.

Piter F. Mërs

(85) Kur ishte pesë vjeç, Piter F. Mërsi ndien ndikimin qetësues të Frymës së Shenjtë teksa i ati bekon sakramentin.

Tomas S. Monson

(78) Një anëtar i Kishës, i cili e ka mbajtur Fjalën e Urtësisë, lutet për forcë dhe merr forcë për t’u ngjitur me litar në kuvertën e një anijeje.

(80) Një i ri e dallon të vërtetën e planit të shpëtimit pasi shikon filmin e Kishës Man’s Search for Happiness [Kërkimi i Njeriut për Lumturinë] në Panairin Botëror të vitit 1964.

K. Bret Natres

(119) K. Bret Natresi mëson nga nëna e tij se, pavarësisht nga papërsosuritë që ka si fëmijë, Ati i tij Qiellor e do atë.

Rasëll M. Nelson

(81) Pasi një grup shenjtorësh të dëbuar kalojnë një “natë të gëzueshme” në të ftohtë, Eliza R. Snou vëren se “shenjtorë[t] … mund të je[n]ë [të] lumtur në çdo rrethanë”. Anëtarët e Kishës i mposhtin sprovat, tundimet dhe “njeriun e natyrshëm” duke u përqendruar te gëzimi që vjen nga të jetuarit e ungjillit.

Boni L. Oskarson

(12) Një motër në Meksikë e shton pjesëmarrjen në orën e vet të mësimit në Shkollën e së Dielës. Një nënë i mbron fëmijët e saj nga ndikimet negative jashtë shtëpisë.

Ronald A. Rasband

(113) Ronald A. Rasbandi këshillon një mik që po përjeton një “krizë besimi”. Besimi i paraardhësve të Ronald A. Rasbandit qëndron i fortë pavarësisht nga vështirësitë dhe pikëllimi. Ronald A. Rasbandi vonohet të veprojë sipas përgjigjes që mori për një lutje, derisa një shkrim i shenjtë e kujton për këtë.

Linda S. Rivs

(88) Bojd K. Pakeri dëshmon se, nëpërmjet pendimit dhe Shlyerjes së Shpëtimtarit, mëkatet e tij zhduken. Nëpërmjet lutjes së sinqertë, një anëtar, një misionar dhe një i kthyer në besim gjejnë gëzim dhe paqe.

Dejll G. Renland

(121) I riu Dejll G. Renland ndien gëzim pasi i rrëfen presidentit të tij të degës që ai kishte ndezur një fishekzjarr në kishë.

Ivan A. Shmuc

(116) Një anëtar i Kishës, familja e të cilit vdes nga një zjarr, i mban besëlidhjet e tij dhe ushtron besimin se do të ribashkohet me ta.

Karol M. Stivens

(9) Një e re me çrregullim bipolar mbledh forcat për të dëshmuar për Shpëtimtarin dhe Shlyerjen e Tij.

Geri E. Stivenson

(44) 12-vjeçarja Meri Elizabet Rollinsi e lexon Librin e Mormonit dhe fiton një dëshmi për të. Ndërsa dëshmon për Librin e Mormonit si misionar, Geri E. Stivensoni merr një dëshmi për vërtetësinë e tij.

Huan A. Uceda

(30) Ati Qiellor i përgjigjet lutjes së dëshpëruar të Huan A. Ucedës, duke e shpëtuar atë pasi rrëshqet nga shtegu i një mali gjatë misionit të tij.

Diter F. Uhtdorf

(15) Një vajzë e vogël e nxit gjyshen e saj të “dëgj[ojë] më me vëmendje”. Një nënë lutet që bija e saj plëngprishëse të kthehet te Zoti. Dy misionarë korrin sukses pasi trokasin në çdo derë të një ndërtese katërkatëshe me apartamente.

(19) Pas shumë kohe, durimi, shprese, besimi, sigurimi prej bashkëshortes dhe shumë litrash të një pijeje me gaz, Diter F. Uhtdorfi mëson të përdorë një kompjuter vetjak.

(71) Një anëtar i dikurshëm i Kishës rikthehet në besim falë miqve, Frymës së Shenjtë dhe tërheqjes së Bariut të Mirë.

Kazuhiko Jamashita

(55) Si president misioni, Kazuhiko Jamashita bekohet ngaqë njeh një misionar i cili është “ambicioz për Krishtin”.