2016
Zotërimi Doktrinor
Nëntor  2016


Zotërimi Doktrinor

Në botën e sotme të informacionit në çast nga interneti, të rinjtë nuk janë më të izoluar nga njerëzit që e sulmojnë Kishën. Por një nismë e re, e quajtur Zotërimi Doktrinor, po i ndihmon studentët e seminarit të zhvillojnë një kuptueshmëri më të thellë për doktrinën e ungjillit dhe ta rritin besimin e tyre në Jezu Krisht.

Studentët po mësojnë gjithashtu se si t’u përgjigjen pyetjeve dhe çështjeve të vështira duke vepruar me besim, duke i shqyrtuar konceptet e pyetjet me një këndvështrim të përjetshëm dhe duke kërkuar kuptueshmëri të mëtejshme nëpërmjet burimeve të caktuara në mënyrë hyjnore.

Në një fjalim drejtuar personelit të Seminareve dhe Instituteve, Plaku M. Rasëll Ballard, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, tha për Zotërimin Doktrinor: “Kjo nismë është e frymëzuar dhe e kohës. Ajo do të ketë një ndikim të mrekullueshëm tek të rinjtë tanë.”

Qëllimet kryesore të Zotërimit Doktrinor janë që t’i ndihmojë studentët:

  1. Të marrin njohuri shpirtërore.

  2. Të zotërojnë doktrinën e ungjillit dhe fragmentet e shkrimit të shenjtë në të cilat jepet mësim ajo doktrinë.

Duke ndërtuar mbi atë që u arrit më parë nëpërmjet Zotërimit të Shkrimit të Shenjtë, kjo përpjekje gjithëpërfshirëse po u mundëson studentëve që ta forcojnë kthimin në besim dhe zotimin e tyre si dishepuj të Jezu Krishtit, të gjejnë mbrojtje nga ndikimet e kundërshtarit dhe t’ua bekojnë jetën të tjerëve.

Burime për Zotërimin Doktrinor mund të gjenden në lds.org/si/seminary/manuals.